Tre kushtet e opozitës/ Deputeti socialist përplaset me Shabanin: Mos më trego mua ti kushtetutën

 

Deputeti i PS-së, Arben Pëllumbi i ftuar në emisionin ‘5 Pyetjet nga Babaramo’ në Report Tv kërkoi që demokratët të rishikojnë objektin e komisionit që kërkojnë.

“Dosja McGonigal nuk është çështje në Shqipëri, ajo hetohet në Amerikë. Kur “arma” e komisionit hetimor është ngritur në dorë të opozitës nuk është automatike. Po të ishte automatike. Pse kjo gjë kalon në Konferencën e Kryetarëve dhe votohet në seancë? Po të ishte automatike nuk ndodhet kështu. Komisionet hetimore kanë një ligj të veçantë. Kur ne kemi qenë në opozitë kemi kërkuar një komision për institucionet e sigurisë, qeveria nuk pranoi. Gjykata e Kushtetuese na tha që ju keni të drejtë, por komisioni që kërkoni është jashtë tagrit dhe ju keni gabuar tek objekti i saj. Ligji për komisionet hetimore është i vjetër dhe duhet rishikuar Ne u kemi thënë rregulloni objektin dhe silleni” tha ai.

Kreu i nismës Thurje, Endri Shabani tha se PS po e mban peng me qëllim ngritjen e komisioneve që kërkon opozita duke shkelur Kushtetutën, ndërsa tha më tej se manipulimi i palës tjetër është për qëllimin.

“Nëse nuk do të kishim televizor do ta merrnin vesh? Jo. Ky është një cirk që po zhvillohet, i kanë shkuar kamerat atje. Në vend që të flasim për një vendim në raport me Shqipërinë për një marrëveshje që duhet të ishte konsultuar dhe sqaruar, përfitimet dhe rreziqet, ne flasim për hallet e Berishës, kujt po i hyn në xhep? Spektakël. Të dyja palët përfitojnë. Berishës i duhet një alibi, dhe Edi Rama që po ia jep. Nëse Rama nuk do ta donte këtë mund ta kishte hequr këtë, duke i dhënë opozitës një të drejtë kushtetuese për ngritjen e komisioneve hetimore”.

“Unë e kuptoj që të intereson që publiku të mos ta dijë”- i tha Shabani, socialistit Arben Pëllumbi duke vijuar më tej, “në krye qëndron Kushtetua! Mirë do të ishte ta dije, por po ta shpjegoj. Nëse Kushtetuta thotë se me ¼ hapet komisioni hetimor, këtu mbaron diskutimi. Të gjitha të tjerat janë teknakalitete për t’ja hequr opozitës. Manipulimi i palës tjetër është për qëllimin. Komisionet hetimore nuk janë prokurori, atë e bën SPAK-u. Komisionet hetimore japin mundësi për të përmirësuar legjislacionin” tha ai.

“Nuk të lë fare të flasësh kështu me këtë gjuhë. Nuk ke çfarë më tregon fare ti mua për Kushtetutën” reagoi Pëllumbi.

 


Lajmi kryesor:

Tensionet në kryesinë e Kuvendit, Pëllumbi: Kaluat vijën e kuqe! Korreshi: S’kam lidhje me avokatinë e kolegeve deputetë, kush ka vjedhur të shkojë në burg


M.Q./KT/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Lulja e kuqe e Krishtlindjeve, si të kujdeseni për ta pasur sa më gjatë në shtëpi

Lulja e kuqe e Krishtlindjeve, si të kujdeseni për ta pasur sa më gjatë në shtëpi