Tre ligjet, Berisha: Në mars
Presidenti vendos Referendumin

Tre ligjet, Berisha: Në mars <br />Presidenti vendos Referendumin
TIRANË – Kryeministri Berisha i ka kërkuar sot, grupit parlamentar të PD-së, formulojnë teksitn e kërkesës për referendumin për 3 ligjet për ta paraqitur menjëherë në KQZ. Sipas Berishës referendumi për 3 ligjet, e °bllokuara nga Rama° mbetet për t’u bërë pas zgjedhjeve, pasi ligjet e vendit nuk e lejojnë mbajtjen e referendumit, 6 muaj para zgjedhjeve.
“Z. Rusmajli, ju lutem, formuloni teksin që këto ligje të shkojnë në Referendum - tha Berisha,-  për të hapur në mënyrën më të sigurtë, rrugën për votimin e tyre. Meqënëse ligjet e vendit nuk e lejojnë mbajtjen e referendumit 6 muaj para zgjedhjeve, mbetet që referendumi të mbahet pas tyre.  Këtë herë është plebishitare, sepse janë qindra e mijëra qytetarë që kanë shprehur mendim për këtë, që të mos ketë më bllokim, ndaj, ta dorëzojmë sa më shpejt në KQZ, me qëllim që Presidenti Nishani të ketë mundësi në mars për të dhënë verdiktin për këtë akt madhor në historinë e integrimit të vendit."

Ky akt”, - tha më tej kreu i qeverisë, -“do t’i provojë gjithë botës se shqiptarët kanë vullnetin më të fortë dhe dëshirën më të madhe, të ecin në rrugën e integrimit, të ndërtojnë Shqipërinë europiane. Të fillojmë punën që sot, është në nderin tuaj, zotërinj deputetë!”

Sipas Berishës, “kurrë ndonjëherë në procesin e integrimit europian nuk ka ndodhur që një forcë politike të bllokojë dhe të mos votojë në parlament, ligjet që kërkohen për marrjen e vendit të statusit kandidat, status, ky, që vendos Shqipërinë në një stacion të ri dhe dinjitoz në procesin e integrimit, ... përbën në mënyrë të padikueshme një çertifikatë të çmuar për Shqipërinë dhe shqiptarët në këtë nivel dhe  ridimension të vlerësimit europian dhe ndërkombëtar të Shqipërisë.. një rrethanë jashtëzakonisht të rëndësishme për shumëfishimin e fluksit të investimeve direkte nga vendet e BE-së dhe mbarë bota në Shqipëri.

Statusi përbën jo më pak se 50 euro për frymë për qytetarët shqiptarë, investime në rrugë, ura, kanalizime, bujqësi etj. para publike që iu jepen vendeve që kanë statusin e kandidatit për në BE.

Të gjitha këto avantazhe”, - tha më tej ai, -“shkelmohen nga egoizmi profesional i një njeriu, që në mënyrë të përsëritur ka faktuar,që, për hir të interesave të tij personale dhe të liga, mjafton të dëmtojë të tjerët me energjinë e tij negative të përdorur në mënyrë konstante për të dëmtuar procese, që do të jenë normale.

Duke përsëritur me vendosmëri, skenarin e vitit 2009, në Konventën e tij “dekapitoi de fakto” Partinë Socialiste dhe i vuri asaj, atë kokë që ka kohë dhe e drejton e sundon; i vuri asaj 99-shat, një grusht neobllokmenësh.
Ju e patë kush paraqiti Programin “e Nastradinit”: Ilir Beqja, një neobllokmen, që ka meritën se ka ndarë paratë e tenderave publike me baxhanakun e Kryetarit; pastaj, “mjaftat” dhe “99-shat”, që morën frenat e partisë 70-vjeçare. Mos u çudisni që së shpejti do t’i ndërrojë edhe emrin: largoi të gjithe eksponenët e parë, se, sipas tij, e turpërojnë atë parti, ndërkohë që e nderon Erion Veliaj, që vodhi kompjuterin e financave të “Mjaftit”...Megjithatë, këto s’na interesojnë.
Z.Rama e di që në zgjedhje e ka garantuar humbjen, jo vetëm për faktin se në tërësinë e tij ka në biografinë e vet, jo biologjike, numrin e disfatave më të mëdha të rreshtuara njëra pas tjetrës se çdo politikan tjetër, por ky e e di se shqiptarët nuk mund t’ia falin puçin që bëri për marrjen e pushtetit dhe e ndëshkuan në zgjehdjet e 8 majit në mënyrën më të merituar.
Shqiptarët e përkushtuar për vlerat e demokracisë”, - përfundoi Berisha, -“nuk mund të shohin në krye aventurierë të etur për pushtet që mendonin se me zjarr do të vinin në krye të vendit; e dinë se leksioni që ai mori me disfatën e tij të thellë nuk mundet më kurrë ta përsëritë, kurse me votë, ai ka një frikë të mëdhe. Ka një frikë të paimangjinueshme ndaj votës dhe po përgatit, vjeshtën e tij, që në fakt do të jetë dimri më i thellë që ka përjetuar”.

Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?



×

Lajmi i fundit

VIDEOLAJM/ Arbëreshët këndojnë 'Xhamadani vija vija' në praninë e presidentit Begaj

VIDEOLAJM/ Arbëreshët këndojnë 'Xhamadani vija vija' në praninë e presidentit Begaj