Tiranë, 17 Nëntor / ATSH - "La Boheme" nga Giacomo Puccini është opera me 4 akte, e cila do të shfaqet në skenën e Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit në datat 20/22 dhe 24 nënor 2014 ora 19:00.
Kjo vepër që herën e fundit është vendosur në skenë në vitin 2003, kësaj here premton dhe vjen ndryshe.
Në regjinë e Andrea DeManincor, skenografinë dhe kostumet e Shaban Hysës, dirigjimin e Daniela Candiottos, dirigjentit të korit Dritan Lumshi dhe drejtueses së korit të fëmijëve, Irida Begës, intepretuesit s,i tenori Cristian Ricci (në rolin e (Rodolfos), sopranot Alisa Katroshi dhe Evis Mula (në rolin e Mimit), baritoni Armando Likaj (në rolin e Marcellos), sopranoja Dorina Selimaj (në rolin e Mussetës), baritoni Ogert Islami (në rolin e Schaunard), bass baritoni Enrico Marchesini (në rolin e Collin), bass baritoni Sidrit Bejleri (në rolin e Benoît) dhe bas baritoni Sokol Hidërsha (në rolin e Alcindoros), do ta intepretojnë veprën në shoqërimin e Orkestrës Simfonike, Korit të TKOB-së, si dhe korit të liceut artistik.
Me anën e kësaj pjese, të pranishmit në sallë do të kënë mundësinë të njohin dashurinë e madhe të Mimisë dhe Rodolfos, e cila vdes e re bashkë me protagonisten kryesore dhe në antitezë do të jetë Musseta dhe Marcello, të cilët luajnë me dashurinë e tyre.
/k.m//a.ke/








