Vetëhelmohet me fostoksinë 18-vjeçarja në Tepelenë, tre muaj më parë i fejuari humbi jetën teksa punonte

Vetëhelmohet me fostoksinë 18-vjeçarja në Tepelenë, tre muaj më parë i fejuari humbi jetën teksa punonte

Fotot nga vendi i ngjarjes ku humbi jetë bashkëshorti i 18-vjeçares

TEPELENË- Është vetëhelmuar me fostoksinë 18-vjeçarja, Mirela Beta në fshatin Vasjar të Tepelenës. Vetëm tre muaj më parë 18-vjeçares i vdiq i fejuari i saj, si pasojë e një aksidenti tragjik në punë,  teksa punonte në 'Bypassin' e Levanit. Mateo Kozan, 18 vjeç për shkak të pakujdesisë, u shtyp nga ruli i ngjeshjes së asfaltit të rrugës, e ndërkohë për 18-vjeçaren, Mirela Beta ka qenë e pamundur që të marrë veten nga kjo tragjedi në jetën e saj, duke ndërmarrë edhe aktin ekstrem të vetëhelmimit me fostoksinë.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur gjatë natës në fshatin Vasjar të Tepelenës, ndërkohë që kanë qenë prindërit e vajzës të cilët e kanë gjetur pa shenja jete mëngjesin e sotëm në dhomë. Në duart e vajzës janë gjetur edhe gjurmë të lëndës helmuese të cilën e konsumoi. Sipas dëshmive vajza prej tre muaj vuante humbjen e të fejuarit dhe kushtet psikologjike të saj ishin rënduar shumë kohët e fundit.

/G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Arbëri: 20/01/2020 11:22

    Këtu ka diq që nuk përputhët me të vërteten ...!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja