Kristi Qose është futbollisti më i ri i Michalovce në Sllovaki. 27-vjeçari korçar rikthehet në ekipin sllovak pas më shumë se shtatë vitesh, teksa për herë të fundit firmosi në 2016.
Mesfushori me tipare mbrojtëse ka qenë pjesë e Kombëtares shqiptare, teksa ka luajtur edhe tre takime me ekipin e parë. I lindur në Korçë, Qose u rrit te moshat e Iraklis, për të luajtur më pas me gjigantët e PAOK-ut për disa sezone.
Në 2016 Qose firmosi me Michalovce për herë të parë, për të kaluar më pas te Ruzomberok dhe më pas te Karvina dhe Viktoria Plzen në Çeki. Tanimë 27-vjeçari rikthehet në një skuadër që e njeh, duke hedhur firmën në kontratë. I lumtur është shprehur shqiptari për rikthimin në Sllovaki, teksa do jetë një pikë e fortë për skuadrën. Aktualisht vlera e tij në treg është 400 mijë euro.