Kukësi është eliminuar në turin e dytë eliminator të Champions Leagues, pas humbjes 3-0 në Baku të Azerbajxhanit kundër skuadrës vendase të Qarabag.
Ndeshja e parë në Shkodër kishte përfunduar 0-0 dhe Kukësi po mbrohej mirë deri në minutën e 24-t të pjesës së parë, kur portieri Frashëri gabon, duke penguar një lojtar në zonën e rreptësisë.
Penallti për Qarabag, gjuan Quintana dhe 1-0 për azerët. Me të nisur pjesa e dytë, sërish penallti për vendasit. Alla prek topin me dorë, teksa topi po i drejtohej portës. Mbrojtësi i Kukësit merr karton të kuq.
Nga pika e bardhë kësaj radhe shfaqet Emeghara, që fitoi të dy penalltitë, por portiere Frashëri kësaj radhe tregohet vigjilent dhe pret, duke mbajtur disi në lojë të tijtë.
Megjithatë, nënkampionët e Shqipërisë gabojnë përsëri, kësaj here me Malikjin, që pengon përsëri Emegharan në zonë. Penalltia e tretë për Qarabag gjuhet sërish nga Quintana dhe në minutën e 57-të, 2-0 për vendasit.
Me 10 lojtarë në fushë, Kukësi e ka pasur të pamundur të shënojë qoftë edhe një gol, ndërsa rivali në fund shënon edhe golin e tretë.
Kukësi kalon në turin e tretë të Europa League dhe do të ndeshet me fituesin e çiftit Vikingur-Torpedo Kutaisi, ku me siguri do të sfidojë gjeorgjianët e Torpedos, pasi kanë fituar ndeshjen e parë 3-0.
Ndërsa Qarabag i Ansi Agollit (nuk u aktivizua sot) do të përballet në turin e tretë me BATE Borisov të Bjellorusisë, që mposhti kampionët e Finlandës, Helsinkin.
Skuadra e Kukësit është eliminuar nga turi i dytë kualifikues i UEFA Champsions League. Verilindorët u skualifikuan me shifrat 3-0 në favor të Qarabag.
Menjëherë pas ndeshjes, në një konferencë për shtyp ka folur edhe trajneri i Kukësit, Armando Cungu, i cili është shprehur se mes dy ekipeve kishte diferenca të mëtha.
Duhet të pranojmë se mes dy ekipeve ka diferenca shumë të mëdha. Në përbërje të Qarabag ndodhen futbollistë shumë cilësorë dhe të fortë. Jo vetëm në kontigjent, por edhe vetë klubi është shumë e fuqishëm dhe me histori të suksesshme në arenën europiane.
Armando Cungu
Sigurisht qe do eleminohej vetem skenderbeu mund te caje
PërgjigjuBaj gat!
Përgjigju