Një grabitje me dhunë ka ndodhur në fshatin Borsh të Sarandës. Sipas policisë tre persona të maskuar janë futur në banesën e shtetases R.P, 38-vjeç.
 
Pasi kanë ushtruar dhunë ndaj 38-vjeçares ata kanë grabitur 9 milionë lekë të vjetra. Policia ka nisur hetimet për identifikimin dhe më pas arrestimin e grabitësve.
 


Redaksia Online
(g.f/Shqiptarja.com)