Trafikantët pasi hodhën drogën në det të hapur u larguan, ndërsa operacioni për kapjen e tyre ishte i vështirë për shkak të fuqive motorike të gomones si dhe manovrave të rrezikshme që ata bënin.
Pas operacionit Drejtori i Kufirit dhe Migracionit Genc Merepeza si dhe komandanti i Rojes Financiare italiane në Shqipëri, nënkolonel Luka De Paolis dhanë detaje të operacionit.
Ndjekja e mjeteve të dyshuara nisi, pas marrjes së informacioneve nga policia shqiptare mbi mundësinë e shkëmbimit në det të një sasie të lëndës narkotike në det nga trafikantët.
Merepeza dhe Komandanti i Guardia Di Financa-s nuk dhanë detaje mbi të dhëna mbi personat e mundshëm të përfshirë në këtë trafik, apo origjinën e e drogës, edhe pse sipas mediave italiane lënda narktotike vinte nga Shqipëria.
Nëse hidhej në treg droga kapte vlerën e 5 milionë eurove.
VIDEO - 7 skafe dhe nje helikopter ne ndjekje te gomones me gjysme ton kanabis