Fasoneria u mbyll se kishte të infektuar me COVID-19, 700 mijë lekë gjobë 3 punonjësve që s’u karantinuan

Fasoneria u mbyll se kishte të infektuar me COVID-19, 700 mijë lekë gjobë 3 punonjësve që s’u karantinuan

KRUJË - Tre punonjës të fasonerisë 'Endi sh.p.k.' të mbyllur me 15 prill në Krujë, janë gjobitur me nga 700 mijë lekë secili, për shkak se u ishte thënë të vetëkarantinohen, por janë konstatuar nga policia jashtë banesës së tyre. 

Bëhet fjalë për 28-vjeçarin O.H., banues në Borizanë, A.B., 41 vjeç, banues në Borizanë dhe Sh. P, 51 vjeç, banues në Fushë Krujë, të tre punëtorë të fasonerisë ku ka dhjetra të prekur nga koronavirusi.

Në qytetin e Krujës ka shpërthyer aktualisht vatra më e rrezikshme e përhapjes së koronavirusit. Nga një fasoneri, e cila prodhon këpucë janë infektuar deri më tani me dhjetra punonjëse dhe kontakte të tyre, familjarë.

G.M./er.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Tiranë/ Organizonin baste dhe lojëra fati, vihen në pranga 6 persona

Tiranë/ Organizonin baste dhe lojëra fati, vihen në pranga 6 persona