Sulmuesi i Interit, Mauro Icardi mund të kishte hyrë në histori mbrëmjen e djeshme në sfidën e fituar përballë Napolit. Argjentinasi goditi në portën kundërshtare nga mesi i fushës pas vërshëllimës së arbitrit që sinjalizoi fillimin e ndeshjes. Fati nuk ishte me sulmuesin zikaltër, por portierin e Napolit, pasi topi u ndal në traversë. Interi fitoi ndeshjen me Napolin me një gol të shënuar në fund nga Lautaro Martinez.
Komento
Komente






