TIRANE-Kryebashkiaku Erion Veliaj ka zhvilluar paraditen e sotme një takim me drejtorët e shkollave në kryeqytet para nisjes së vitit të ri shkollor.
 
Ai u bëri thirrje drejtorëve të mos bëjnë regjistrime mbi kapacitetin, ndërsa deklaroi se bashkia ka punuar në 191 shkollat brenda në Tiranë, por edhe në fshatra, teksa tre janë hapur të reja.

Sipas tij shkolla është tempull dhe jo pazar, prandaj duhet të largohen tregjet nga ambientet.
 
Veliaj dha edhe një tjetër lajm të mirë gjatë fjalës së tij, për hapjen e unazës së madhe në kryeqytet, dy ditë para se të fillojë viti i ri shkollor 

Hapja e unazës pritet të lehtësojë ndjeshëm trafikun në kryeqytet.

Me qeverinë e re na pret një 4-vjeçar fantastik. Me disa shkolla kemi probleme për tregjet që kanë pranë. Në cilin shtet shitet në shkollë?
 
Nëse ka një arsye për t’u revoltuar është kur tempulli kthehet në pazar, duhet t’i ndryshojmë, tregu është për të shitur, shkolla për të mësuar, por jo të gjitha në një vend.
 
Janë hapur tre shkolla të reja, shkolla ‘Kosova’ sapo ka hedhur themelet, 16 shkolla të reja do të projektohen vitin tjetër. Keqardhje që këshilltarët në bashki nuk e votuan, edhe pse para pak kohësh e ke votuar pro.
 
Fokus të madh kemi edhe te sistemi i ngrohjes. Thirrje biznesit, i ftoj për të na ndihmuar për sistemet e ngrohjes. Lypja e ka faqen e zezë, por nuk të lë pa gjë.