Tre shqiptarë janë arrestuar në Britaninë e Madhe pasi janë kapur në flagrancë në një ‘shtëpi bari’ në Sëansea të Uellsit. Mediat britanike raportojnë se Matild Hodja, Alan Dollpaj dhe Ervin Vukaj dolën sot pra gjykatës ku ngritën pretendimet e tyre se kishin rënë viktima të personave të tjerë.

Dy prej tyre thanë se kishin shkuar në banesë për të pastruar, dhe tjetri si hidraulik.

Gjykata vendosi t’i dënojë tre shqiptarët me nga 9 muaj burg. Por duke pasur parasysh kohën e qëndrimit të tyre në paraburgim, media Wales Online shkruan se të tre shqiptarët u liruan.