Tre të arrestuar në Delvinë me 1
kg heroinë, destinacion Greqia

VLORE - Tre persona u arrestuan pasditen e djeshme në Delvinë në tentativë për të trafikuar lëndë narkotike drejt Greqisë. Policia e Vlorës arrestoi Arben Kaninën 43 vjeç, të riun me iniciuat M.K 17 vjeç dhe Gëzim Mixhën 49 vjeç, të tre banues në Delvinë. Ata u vunë në pranga në sajë të operacionit antidrogë të koduar “Finiqi” ku u sekuestruan 1 kilogramë heroinë, një sasi municionesh dhe aparate celularë.
 
Arrestimi i tyre u bë në saj të procedimit penal të nisur nga Prokuroria e Krimeve të Rënda në Tiranë në vitin 2014. Pas hetimeve disamujore Specialistët e Sektorit Për Narkotikët në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Vlorë ndërhynë mbrëmë rreth orës 19:00 në Delvinë teksa tre të arrestuarit ishin duke presuar lëndën narkotike. Dyshohet që destinacion i trafikimit të heroinës të ishte shteti fqinj Greqia.
 
Policia është duke hetuar gjithashtu për përfshirjen e personave të tjerë në këtë veprimtari kriminale.
 
Të arrestuarit
Arben Q. Kanina, 43 vjec, banues ne Delvinë.
M. K., 17 vjec,  banues ne Delvine.
Gezim U. Mixha, 49 vjec,  banues ne Delvinë.
 
Ne cilësinë e provës materiale u sekuestrua:
1 kg lëndë narkotike e ngjashme me atë të llojit Heroinë;
2 karikatorë arme zjarri model 56 me fishekë te kalibrit 7.62mm
6 aparate telefonike.

heroine vlore

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 3 Janar, 17:13

    A jeni dakord me vendimin e gjykatës për detyrim paraqitje të Berishës?



×

Lajmi i fundit

Një nga ditët më të vështira në historinë e SHBA-së

Një nga ditët më të vështira në historinë e SHBA-së