LUSHNJË - Një aksident tragjik ndodhi në orët e parët të mëngjesit të së premtes, si pasojë e të cilët gjetën vdekjen tre adoleshentë, ndërsa një i katërt fatmirësisht arriti të mbijetojë. Ngjarja ndodhi në afërsi të fshatit Kosovë e Vogël në aksin rrugor Çiflig-Belsh në vendin e quajtur “kthesa e anës malit”, kur automjeti me të cilin udhëtonin të rinjtë, doli nga rruga dhe përfundoi në një kanal ujitës. Sipas ekspertizës mjeko-ligjore tre adoleshentët kanë humbur jetën si pasojë e mbytjes. Policia jep si shkak kryesor te aksidentit, shpejtesine e automjetit tej normave te lejuara te qarkullimit rrugor, ndersa mesohet se drejtuesi 18-vjecar i makines, kishte vetem nje dite qe ishte pajisur me patente.
Adoleshentët ktheheshin nga dasma, shoferi 18-vjecar kishte marre patentet nje dite me pare
Mësohet se katër të rinjtë ktheheshin nga një dasmë kur automjeti tip “Benz” me targa AA953AZ me të cilin ata po udhëtonin ka dalë nga rruga duke përfunduar në një kanal ujitës.
Për pasojë kanë gjetur vdekjen drejtuesi i mjetit Fadil Rika 18 vjeç, djali i xhaxhait tij Mario Rika 16 vjeç dhe Sokol Sheqi, 16 vjeç, ndërsa i plagosuri është Françesko Mara, 16 vjeç.
Shqiptarja.com meson se 18-vjecari që drejtonte makinen, vetem nje dite me pare ishte pajisur me lejen e drejtimit.

((Në foto: Vendi ku ndodhi ngjarja tragjike në Lushnje)
Makina ra në thellësi të konsiderueshme, të rinjtë s’arritën dot të dilnin nga automjeti dhe për pasojë u mbytën
Makina përfundoi në kanalin ujitës, i cili kishte thellësi të konsiderueshme. Automjeti ka dalë nga rruga si pasojë e shpejtësisë dhe humbjes kontrollit, ndërsa tre adoleshentët që humbën jetën nuk kanë mundur ta dalin nga makina e fundosur në ujë.
Ky fakt ka rezultuar fatal për tre të rinjtë, të cilët gjetur vdekjen, ndërsa i mbijetuari i vetëm, Françesk Mara
Trupat e 3 të adoleshentëve të cilët kanë humbur jetën janë dërguar në morgun e qytetit, ndërsa i plagosuri Françesko Mara është dërguar në spital për të marrë mjekimin e nevojshëm.
Policia: Shkak i aksidentit, shpejtësia tej normave të lejuara të qarkullimit rrugor
Katër të rinjtë ishin banorë të fshatit Çinar në komunën e Fier-Sheganit, ku sipas policisë, shkak i aksidentit ka qenë shpejtësia e madhe çka ka sjellë edhe daljen e automjetit nga kontrolli në kthesën ku ka ndodhur ngjarja.
Policia ka mbërritur menjëherë pas njoftimit për aksidentit që ka ndodhur rreth orës 03:00 të mëngjesit. Pas përfundimit të ekspertizës në vendngjarje është bërë edhe largimi i mjetit nga vendi ku ndodhi edhe aksidenti

(Në foto: Vendi ku ndodhi ngjarja tragjike në Lushnje) Foto të tjera
Dëshmia
I mbijetuari i vetëm, Françesk Mara, gjatë dëshmisë së tij ka treguar për policinë se, ka mundur të shpëtojë vetëm nga fakti se xhami në anën e tij ka qenë i hapur dhe ai ka mundur të dalë nga makina kur ka rënë në ujë. Pasi ka dalë ai ka vrapur deri në Kosovë të Vogël ku edhe ka njoftuar policinë në lidhje me ngjarjen e rëndë. Mara më pas është dërguar në spital ku ka marrë ndihmën mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ndërsa trupat e viktimave janë dërguar në morg e më pas janë tërhequr nga familjarët që kanë kryer dhe ritet e rastit.
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO