Atentat me 3 të vrarë në Memaliaj/ Ekzekutohet babai i Andrea Kalemit! Vritet dhe kamarieri dhe një klient i lokalit, 1 i plagosur në spital (EMRAT)

Atentat me 3 të vrarë në Memaliaj/ Ekzekutohet babai i Andrea Kalemit! Vritet dhe kamarieri dhe një klient i lokalit, 1 i plagosur në spital  (EMRAT)

Nga e majtë në të djathtë: Shyqo dhe Andrea Kalemi, babë e bir

Memaliaj- Një ngjarje e rëndë është shënuar në Memaliaj në mesnatën e së shtunës, 20 korrik 2024.

Nga informacionet e para mësohet se tre persona kanë mbetur të vrarë në një lokal pranë godinës së bashkisë

Report Tv e Shqiptarja.com mëson se viktimat janë identifikuar si Shyqo Kalemi, Gledio Muka dhe M. Çela.  Trupat e pajetë ndodhen brenda lokalit prane bashkisë ku dhe ndodhi vrasja.

Ndërkohë në spitalin e Gjirokastrës ka mbërritur dhe një person i plagosur, që dyshohet se ka qenë aty në momentin kur ndodhi vrasja.

Dyshimet e para janë se objektiv i atentatit ka qenë Shyqo Kalemi, ndërsa dy viktimat e tjera janë kamarieri dhe një klient i lokalit.  Atentatorët pasi kanë qëlluar me automatik kallashnikov duke lënë të vdekur 3 personat janë larguar në drejtim të paditur.

Policia e Gjirokastrës ka rrethuar zonën dhe po punon për mbledhjen e provave materiale apo të dëshmive që mund të ndihmojnë në zbardhjen e dinamikës por dhe identifikimin e arrestimin e autorëve të këtij krimi të rëndë.

Ekzekutohet babai i Adriatik Kalemit

Një nga pistat e hetimit të këtij atentatit është saga e vrasjeve të nisura në 2022,  me eliminimin me eksploziv të Aleksandër Sadikajt dhe disa muaj më vonë, në Tiranë të biznesmenit Edmond Papa.

Shyqo Kalemi është babai i Andrea Kalemit i  njohur dhe si Adriatik Kalemi i cili dyshohet të jetë i përfshirë në vrasjen e Edmond Papës në dhjetor të 2022.  

Sadikaj ishte kushëriri i Andrea Kalemit, i njohur dhe si Adriatik Kalemi. Ky i fundit por dhe i vëllai kanë arritur ti shpëtojnë atentateve. 

Lajmi ne perditesim... 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 01:49
Atentati me 3 të vrarë në Memaliaj, saga e krimeve që pasoi ekzekutimin e Aleksandër Sadikajt e Edmond Papës në 2022

1721520434_65a277126ef3821.jpg

Burimet nga grupi hetimor bëjnë me dije se objektiv i atentatit të ndodhur në orët e vona të mbrëmjes së të shtunës, 20 korrik 2024, në qytetin e Memaliajt ka qenë Shyqo Kalemi, babai 74 vjeçar i Andrea Kalemit. Plumbat i morën jetën dhe kamarierit dhe klientit të lokalit ndërsa një tjetër u plagos. 

Një nga pistat e hetimit është saga e vrasjeve të nisura në 2022, me ekzekutimin me bombë të Aleksandër Sadikajt dhe disa muaj më pas të Edmond Papës.

11 qershor 2022 -  Aleksandër Sadikaj vritet në një shpërthim me telekomandë.  27 vjeçari ishte kushëriri i Kalemëve. Sadikaj po lëvizte me makinë në aksin e njohur si Sauk-TEG. Autorët dyshohet se kishin vënë një sasi të konsiderueshme prej 150 gramësh tritol të komanduar me telekomandë, në pjesën e përparme të makinës e cila është aktivizuar gjatë lëvizjes.

16 dhjetor 2022 - Gjashtë  muaj më pas vritet në Tiranë biznesmeni sarandiot Edmond Papa. Vrasja ishte hakmarrje për vrasjen e Sadikajt. Për ekzekutimin e tij i arrestuar është shoku i Andrea Kalemit, Albano Velo, ndërsa në kërkim është shoku tjetër Andreë Bode. Në dosjen hetimore përmendet edhe emri i Kalemit.

Më 9 gusht 2023 Andrea Kalemi i shpëton atentatit në ishullin Pax të Greqisë, teksa kishte shkuar me pushime me 3 fëmijët dhe gruan e tij.

Më 14 dhjetor 2023 Andrea Kalemi plagoset me thikë në burgun  “Koridhalos” në Greqi. Autori sipas mediave grekte kishte qenë një 28-vjeçar egjiptian.

Më 8 janar 2024 Prokuroria e Tiranës përfundon hetimet dhe dorëzon në gjykatë dosjen penale ndaj Andreë Bodes dhe Albano Velos.  Prokuroria thotë se Papa dyshohet se u vra në shenjë hakmarrje për vrasjen e Aleksandër Sadikajt i njohur si ‘Sanço’

Më 12 janar 2024 Tentohet të vritet vëllai i Andrea Kalemit i njohur dhe si Adriatik Kalemi. Nga një makinë në lëvizje u qëllua me kallashnikov drejt Smartit me të cilin po udhëtonte Zamir Kalemi. I riu mbeti i plagosur. 

Më 20 korrik 2024 ekzekutohet në lokal Shyqo Kalemi, 74 vjeç babai i Andrea dhe Zamir Kalemit. Nga plumbat e kallashnikovit mbeti i vrarë dhe Gledio Muka dhe M. Çela. Pas krimit autorët  janë larguar me shpejtësi në drejtim të Mallakastrës me një automjet të cilin dyshohet se e kanë djegur në fshatin Bejaj, Mallakastër. 

Ora 01:28
Tre të vrarë në Memaliaj, ekzekutohet babai i Andrea Kalemit! Dy djemtë i shpëtuan atentateve në Greqi e Tiranë

1721517724_bd4d339e58df4af697403e86cf1deeef.jpg

Foto: Shyqo Kalemi dhe Andrea Kalemi, babe e bir

Një nga tre viktimat e atentatit të ndodhur mbrëmjen e së shtunës në Memaliaj është Shyqo Kalemi, babai i Andrea Kalemit i njohur dhe si Adriatik Kalemi i cili dyshohet të jetë përfshirë në vrasjen e Edmond Papës në dhjetor të 2022.

Dy djemtë e tij, Andrea Kalemi dhe Zamir Kalemi kanë arritur ti shpëtojnë atentateve gjatë vitit 2023 dhe së fundmi në janar të këtij viti. 

Andrea Kalemit i ka shpëtuar një atentati më 10 gusht 2023 në ishullin Pax të Greqisë. Ai u qëllua të paktën 10 herë në sy të tre fëmijëve dhe bashkëshortes së tij nga një person i cili kishte fytyrën të mbuluar dhe është larguar pa u vënë re nga askush. Ndërkohë në dhjetor u qëllua me thikë në burgun e Koridhalos në Greqi.

Ndërkohë në 12 janar të këtij viti  tek rrethrrotullimi i Selitës në Tiranë iu bë atentat Zamir Kalemit. Ppersona ende të panjohuar qëlluan me kallashnikov drejt makinës së djalit të Shyqos, vëllai i Andrea Kalemit. 40 vjeçari arriti ti shpëtojë atentatit duke u plagosur në këmbë.

Andrea Kalemi është bashkëpronar i kompanisë “Shiza Kalemi” sh.p.k në Memaliaj për tregtim me pakicë dhe shumicë të produkteve, restorant, pika servisi, parkime, lavazhe, hotele, e më gjerë.

Ora 01:24
Atentati me 3 të vrarë në Memaliaj, autorët u larguan drejt Mallakastrës ku dhe dogjën makinën! RENEA në aksion për arrestimin e autorëve

Një grup i posacëm hetimor po punon për zbardhjen e autorëve të vrasjes së rëndë të ndodhur mbrëmjen e së shtunës në Memaliaj. Policia informon se nga veprimet e para hetimore dyshohet se autorët menjëherë pas ngjarjes janë larguar me shpejtësi në drejtim të Mallakastrës me një automjet të cilin dyshohet se e kanë djegur në fshatin Bejaj, Mallakastër.

Memaliaj/Informacion paraprak 

Rreth orës 23:20, në lagjen nr. 3, Memaliaj, në lokalin e shtetasit K. K., në rrethana ende të paqarta janë vrarë  me armë zjarri shtetasit Sh. K., 74 vjeç, M. C., 47 vjeç dhe G. M., 36 vjeç si dhe ka mbetur i plagosur shtetasi A. K., 57 vjeç, i cili është transportuar për në spital, për të marrë ndihmë mjekësore.

Shërbimet e Policisë, me marrjen e njoftimit, shkuan menjëherë në vendin e ngjarjes dhe  kanë ngritur pika kontrolli në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, Berat, Vlorë. 

Në drejtim të Memaliajt janë nisur Forcat Speciale Renea,  Forcat Kombëtare të Sigurisë si dhe drejtues të lartë të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit.

Nderkohë është ngritur një  grup i posaçëm hetimor në drejtimin e Prokurorisë dhe me ekspertë të Departamentit të Policisë Kriminale ku vijojnë punën në vendngjarje për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Nga veprimet e para hetimore dyshohet se autorët menjëherë pas ngjarjes janë larguar me shpejtësi në drejtim të Mallakastrës me një automjet të cilin dyshohet se e kanë djegur në fshatin Bejaj, Mallakastër.

Forcat Kombëtare të Sigurisë dhe Renea kanë shkuar në vendin ku po digjet automjeti, kanë rrethuar zonën dhe vijojnë kontrollin për kapjen e autorëve.

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Beni: 21/07/2024 01:26

    Kokat hengshin tha ai i gjati,po na ikin njerez te pafajshem o KM.

    Përgjigju
  • Zini Qori: 21/07/2024 00:43

    ÇOHU Enver Hoxha nga varri.

    Përgjigju
  • Rrrrrrrrrr: 21/07/2024 00:39

    Ca behet keshtu o rama o te q,,,, policin vdesin njeres kot

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Jeni dakord që në Shqipëri të ndalohet përdorimi i euros për pagesa?



×

Lajmi i fundit

U infektua me COVID-19, mjeku i BIden zbulon gjendjen e presidentit të SHBA-së

U infektua me COVID-19, mjeku i BIden zbulon gjendjen e presidentit të SHBA-së