Tre të zhdukur në "Pa Gjurmë"/31-vjecari nga Gjirokastra, dy të moshuar, njëri në Kamëz tjetri në Golem

Veip Hoxha është 79-vjecari, i cili ka humbur gjurmët që prej datës 28 dhjetor të vitit 2020. I moshuari trupshkurtër me një bastun në dorë ishte i vetëm në banesën në Kamëz, ditën kur u largua papritur. Nuk është hera e parë që i moshuari largohet në këto tre muajt e fundit, që në momentin kur tek ai u shfaqën probleme me kujtesën. Ndarja nga jeta e bashkëshortes, por edhe humbja e cdo kontakti me të bijën që jeton në Francë, prej 10 vitesh rëndoi shumë gjendjen psikologjike të tij.

Emisioni ''Pa gjurmë'' në Report Tv vijon ende kërkimet për Maradona Ibrahimin, që u zhduk më 1 gusht të vitit 2019, nga Ura e lumit në Gjirokastër. Per 19 vitesh emigrant në Greqi, jeta e tij mori një tjetër kthesë, kur ra ’pre’ e lëndëve narkotike bashkë me të edhe vajza që dashuroi. Maradona që mban emrin e një futbollisti të famshëm, u vlerësua me medalje në sportin e mundjes, por jeta që zgjodhi e ndau përgjithmonë edhe nga djali 6-vjecar, të cilin e braktisi. I riu sapo kishte dalë nga spitali dhe po kthehej në shtëpi, pasi kishte refuzuar të vazhdonte kurimin. Një muaj para se të humbte gjurmët, 31-vjecari pati shfaqur probleme të shëndetit mendor, si rezultat i përdorimit të lëndëve narkotike dhe kurohej në Tiranë.

Flamur Abazi u largua datën e 14 gushtit të vitit 2020. Pasi la në gjumë bashkëhsorten, ai doli nga banesa në mbrëmje vonë. 62-vjecari është diagnostikuar me Alzaimer dhe kurohej me medikamente. Zhdukja në drejtim të paditur nga Golemi i Kavajës ka alarmuar jo pak familjen, e cila nuk ka mundur të bie në gjurmët e tij edhe pse sinjalizimet, që është parë në qytetin e Kavajës kanë qenë të shumta, ku nga pamjet e një kamera sigurie tregohej lëvizja e fundit e 62-vjecarit, një ditë pasi doli nga banesa. 3 fëmijët dhe bashkëshortja janë në kërkim të tij, ndaj shpresa e vetme është emisioni ‘Pa Gjurmë’. 
Për këdo që ka informacion mund të na kontaktojë në:

2 numrat tanë të kontaktit:
Në cel: 069 99 55 698 si dhe në aplikacionet: WhatsApp dhe Viber
Në tel: 0444 17 778
Në adresën tonë në facebook: Pa Gjurmë Report TV
Në kanalin tonë në Youtube: Pa gjurmë Channel
Cdo ditë në ekranin e Report Tv, ora 15:00

O.D./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Macron i përmend Kurtit Asociacionin teksa flet për rrugën e Kosovës në Këshillin e Evropës

Macron i përmend Kurtit Asociacionin teksa flet për rrugën e Kosovës në Këshillin e Evropës