Tre ushtarë ukrainas lirohen nga robëria ruse

Tre ushtarë ukrainas lirohen nga robëria ruse

Lirohen tre ushtarët ukrainas të paidentifikuar

1668859098_Postimii.PNG

Tre ushtarë ukrainas janë liruar nga robëria ruse, ka njoftuar parlamenti i vendit. 

Në Telegram, Verkhovna Rada, ka postuar një foto të tre ushtarëve, të cilëve u ka mbuluar fytyrat duke mos i bërë publike identitetin e tyre, raporton news.sky.

 “Tre ushtarët u kthyen nga robëria e armikut, njoftoi Marina e Forcave të Armatosura të Ukrainës. Tre ushtarë të një batalioni të veçantë të këmbësorisë detare të Marinës së Ukrainës u liruan nga robëria ruse. Për ushtarët është ofruar ndihma parësore mjekësore dhe psikologjike”, thuhet në postim. 

Forcat Detare të Ukrainës vërtetojnë edhe një herë se slogani, 'ne nuk do të lëmë tonat', nuk janë vetëm fjalë për ne. 

Nuk ishte menjëherë e qartë pse tre marinsat u liruan, apo nëse ishte pjesë e një shkëmbimi të të burgosurve, të cilin Ukraina dhe Rusia e kanë kryer shpesh. 


Lajmi kryesor:

Lufta/ Sunak vizitë surprizë në Kiev, ndihmë 60 mln dollarë ndihmë! Washington Post: Moska marrëveshje me Teheranin për prodhimin e dronëve


S.S/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Valteri zbulon ‘paktin’ Berisha-Meta për zgjedhjet 2025

Valteri zbulon ‘paktin’ Berisha-Meta për zgjedhjet 2025