Tre vatra zjarri u aktivizuan këtë të premte në masivin pyjor me dushqe në lagjen "Grege" të fshatit Kujtim në Bashkinë e Klosit.

Sipas dëshmitarëve të tre zjarret janë ndezur shumë pranë në kohë me njëri - tjetrin, duke bërë që të lindin dyshimet për zjarrvënie të qëllimshme.

Mungesa e një rruge në këtë zonë ka bërë që automjeti zjarrfikës të mos shkoj pranë vatrave të zjarrit.

Zjarrfikësit po punojnë me mjete rrethanore për izolimin e flakëve.


Lajmi kryesor:

Beteja me flakët/ 9 vatra aktive në vend, problematike dy zjarret në Mirditë! Evakuohen 4 familje (VIDEO)