DURRËS - Edhe pse ende nuk është identifikuar "preja" e tre personave të arrestuar nën akuzë si vrasës me pagesë, policia është duke hetuar dy grupe të rrezikshme kriminale të cilat dyshohen se drejtojnë aktivitete të paligjshme kryesisht në trafikun e drogës.
 
Burime nga policia thanë për Shqiptarja.com se këto grupe kriminale dyshohet se prej një viti ushtrojnë aktivitetin e tyre në tre shtete, Itali, Holandë dhe Spanjë. Të njëjtat burime saktësuan se nga hetimet, ka rezultuar se këto grupe janë përfshirë në vrasje, plagosje dhe tentativa për vrasje në vendin tonë dhe në Holandë.  
 
Konkretisht, burimet bënë të ditur se këto ngjarje kriminale i përkasin këtyre periudhave:
 
Korrik 2013, vrasje në zonën e Shijakut.
Qershor 2014, tentativë vrasje në zonën e Shijakut.
Korrik 2015, tentativë vrasje në Tiranë.
Dhjetor 2015, dy të plagosur në Holandë.
 
Këtë të martë (19 janar) policia arrestoi në Durrës, Gazmend Dervishin, Dritan Nikollin dhe Bruno Shehun. Ata akuzohen se ishin paguar me 10 mijë euro për të realizuar vrasjen e një personi.

arrestimi durres
Tre te arrestuarit
 

Edhe kjo ngjarje, fatmirësisht e parandaluar nga uniformat blu, kishte si motiv të saj konfliktin mes dy grupeve kriminale për prishjen e pazareve për trafikun e drogës dhe konkurrencën mes tyre për zonat e influencës.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)