Tregëtimi i mishit në Tropojë
pa thertore e kontroll sanita

Tregëtimi i mishit në Tropojë<br />pa thertore e kontroll sanita
TROPOJË- Bashkia Tropojë,tashmë e riorganizuar sipas reformës administrative-teritoriale, vazhdon të përballet çdo ditë me keqqeverisjen vendore të drejtuesve paraardhës  të këtyre dy dekadave.Një ndër shqetësimet e herëpashershme të banorëve ka qënë dhe  mbeten kushtet  higjieno-sanitare të tregtimit dhe furnizimit  të mishit,në veçanti por edhe të produkteve ushqimore në përgjithësi.

Tashmë prej kohësh shërbimi i kontrollit higjieno-sanitar ka kaluar nga drejtoria e bujqësisë dhe ushqimit në varësi të bashkisë, ku ka në organikë edhe specialistë kontrolli, të cilët në bashkëpunim edhe me inspektorin e inspektoriatit të ushqimit kontrollojnë cilësinë e shërbimit.

Po t’u hedhësh një sy pikave dhe dyqaneve ku theret dhe tregtohet mishi i bagëtive, konstaton se ato nuk kanë as kushtet minimale të kryerjes së atij procesi, që ndikon direkt tek shëndeti i njerëzve. Tropoja nuk ka ndonjë laborator të analizave për mishin, bulmetin dhe produktet e tjera, si ujë e pije të ndryshme. Në rrugët dhe lagjet e qytetit mishi tregtohet në kioska e dyqane, të cilat nuk kanë vulën e kontrollit nga specialistët.

Fenomene të tilla ndeshen jo rrallë në qytetin dhe në njësitë administrative. Mishi dhe nënproduktet e tij shiten në mjedise antihigjienike, kurse qytetarët janë të detyruar ta konsumojnë. Në baze të akteve ligjore, asnjë therje normale nuk mund të realizohet, nëse nuk është kryer parakontrolli, por kjo nuk ndodh në asnje dyqan ku ai theret dhe tregtohet.

Po kështu veprohet edhe në tregtimin dhe shitjen e peshkut. Një treg i tillë e bën të nevojshme ngritjen e një thertorje. Çdo 4 vjet premtohet se do ndërtohet thertore moderne, bashkëkohore, por kanë kaluar  dy dekada e gjysëm dhe akoma nuk është ndëtuar.Ndërtimi i thertores është evidente,pasi ajo  në këto raste përcakton edhe tarifat e vjeljes, duke grumbulluar të ardhura në buxhetin e saj.

Në periferi të qytetit,në vendin e quajtur “Përroi i Shydenicës”,para viteve nëntëdhjetë funskiononte një thertore  në varësi të ndërmarrjes së grumbullimit të asaj kohe,ndërtesë e cila tashmë ka vetëm muret gërmadhë,ku përdoret  nga kasapët privat për të therur mishin.Ne e fotografuam atë nga larg ,pasi nga afër kishim frikë nga lukunia e qenve që ndodheshin në mjesidet e saj.Në siklet ishte edhe shoferi i një autoveture që mrrini aty,por me sa duket iku pa zbritur nga makina ,sigurisht nga frika e qenve dhe pasi verifikoi se kasapi nuk ishte aty.

Burime nga bashkia Tropojë thonë se është në projektet e vitit 2016 ndërtimi i një thertorje për banorët  e qytetit “Bajram Curri”,jo me fjalë sikurse paraardhësit ,por investim që do realizohet patjetër.

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Conference League/ Chelsea fiton me katër gola, tri pikë edhe për Fiorentinën! Në Gjermani gjykojnë arbitrat nga Shqipëria

Conference League/ Chelsea fiton me katër gola, tri pikë edhe për Fiorentinën! Në Gjermani gjykojnë arbitrat nga Shqipëria