Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka kryer inspektime në 3 tregjet kryesore në Tiranë, ndërsa janë vendosur 2.3 milionë lekë gjoba ndaj bizneseve dhe disa janë paralajmëruar për bllokim.
 
AKU ka kryer kontrolle në Tregun e Kombinatit, në Tregun në hyrje të Ish-Uzinës “Dinamo” dhe në Tregun Agro-Ushqimor në rrugën Tiranë-Durrës.
 
Inspektorët e AKU kanë konstatuar se, shumica e subjekteve tregtonin produkte, duke mos plotësuar kushtet higjeno-sanitare. Konkretisht, produktet si djathë, peshk, gjalpë, gjizë, ullinj, mish etj, tregtoheshin jashtë ambienteve, duke mos u mbajtur në frigoriferë.
 
Inspektorët kanë vendosur gjoba për 10 subjekte. Gjithashtu këto biznese janë paralajmëruar për bllokim të produkteve, nëse do të konstatohet se,i tregtojnë përsëri ato, në ambientet jashtë biznesit.
 
Në Tregun e Kombinatit, 3 subjekte janë gjobitur me 700.000 lekë.
 
Në Tregun në hyrje të ish-Uzinës “Dinamo”, 4 subjekte janë gjobitur me 750.000 lekë.
 
Në Tregun Agro Ushqimor në rrugën Tiranë-Durrës, 3 subjekte janë gjobitur me 900.000 lekë.
 
Gjithashtu Autoriteti Kombëtarë i Ushqimit deklaron se po kryen kontrolle edhe në tregje të tjerë, për të parë nëse plotësojnë kushtet higjeno-sanitare.
 
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit i bën apel qytetarëve që të denoncojnë çdo rast abuzimi me ushqimet, në tregje dhe nëpër biznese.

aku

aku

aku

aku
( Inspektimi i tregjeve ushqimore nga AKU )


dy.b/shqiptarja.com