Tregtarët e Zdrales në Shkodër kërkojnë heqjen e taksës vendore: Po falimentojmë, ka rënë fuqia blerëse (VIDEO)

Tregtarët e Zdrales në Shkodër dhe kryetari i Sindikatës së Pavarur kërkojnë heqjen e taksës vendore. Ky propozim është bërë nga bashkia Shkodër, por nuk është miratuar nga këshilli bashkiak.

Ato thonë se biznesi i vogël është në faliment pasi ka rënë ndjeshëm fuqia blerëse.

"Ne kemi ngritur problemin e pagesës së taksave vendore, për arsye se biznesi i vogël është në gjendje katastrofale. Praktikisht jemi duke falimentuar. Po pundohemi të zgjatim jetën tonë me shpresën se dicka mund të përmirësohet. Ka rënë fuqia blerëse, ekonomia është mjaft e dobët. E dyta është ngarkesa fiskale. Kjo pandemia ia vuri kapakun dhe po na shkatërron totalisht", tha një prej tregtarëve.

Sindikata e Pavarur i bëri apel këshillit bashkiak që të heqin taksën e vendore, pasi në të kundër biznesi do të falimentojë.

"Po vjen fundi i muajit dhe duhet të paguhet taksa vendore. në rast se nuk paguhet fillon penalizimi i biznesit të vogël. Ky biznes po penalizohet edhe me gjobën 5%. Në mbledhjen e këshillit bashkiak mendova se do të merrej në shqyrtim heqja e taksës. I bëj thirrje këshillit bashkiak mos merret me probleme që nuk i interesojnë popullit të Shkodrës. Biznesit duhet ti falet taksa vendore deri në përfundim të pandemisë", përfaqësuesi i Sindikatës së Pavarur të biznesit të vogël.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 23/06/2020 02:23

    Shkodranet luftuan per kapitalizem- e fituan.Kapitalizem = taksa,tani pse doni metoda socialisto-komuniste?!

    Përgjigju
  • Shkod: 22/06/2020 12:20

    Shokni tek ajo qe e keni votuar dhe e doni fort se jua zgjidh hadhin qe keni,kerkojani qe qiradhenesve tjua uli içik qirane dhe do shihni reagimet e tyre si do reagojne,po ju e keni kodhaj te kerkoni nga shteti,mundesisht edhe drita mos me I pagu,se ju kara fyqia blerese.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja