Kërkojnë kthimin në punë, bashkia Shkodër reagon për protestën e tregtarëve të Zdrales: Janë kushte të papranueshme, po punojmë për zgjidhje (VIDEO)

Tregtarët e fruta-perimeve në Zdrale kanë dalë sërish në protestë para bashkisë së Shkodrës. Ata kërkojnë një vend për të shitur produktet e tyre, pasi janë në vështirësi financiare.

Thonë se zhvilluan një takim me kryetaren e bashkisë Shkodër, e cila i ka premtuar zgjidhje të situatës.

"Zhvilluam një takim në bashkinë Shkodër dhe morën një vendim që do na stabilizojnë. Ne paraqitëm kërkesat tona.  Ne kemi qëndruar pa punë, jemi dëmtuar, por presim përgjigje", tha një prej tregtarëve.

Ata thonë se janë në vështirësi, ndaj kërkojnë hapjen e tregut.

"Periudha është e vështirë prap. 7 ditë kanë shkuar, të shkojnë edhe 10 nuk dihet kur përfundon kjo punë.  Si i thonë asaj fjalë "prit gomar të mbijë bar". Unë nuk jam dakord të presim më gjatë. Unë filloj që nesër. Të na caktojnë një copë vend ku të shesim dhe ne paguajmë kundrejt një page. Tregu kushedi kur bëhet".

Të vetëdijshëm që nuk i takon paga e luftës, thonë se kanë punuar në të zezë.

"Nuk na takon pagë lufte na kanë thënë. Ne nuk kemi paguar anjë taksë, nuk kemi pse të rrejmë. Kemi punuar në të zezë, kemi punuar dhe kemi punuar dhe i kemi futur në xhep tonë. Por nevojë kemi".

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 14:35
Bashkia Shkodër reagon për protestën e tregtarëve të Zdrales: Kushtet për tregti të papranueshme, po mundohemi të gjejmë zgjidhje

Bashkia e Shkodrës ka reaguar pas protestës të tregtarëve të Zdrales, të cilët sot në mëngjes kërkonin të rifillonin punë pasi janë në vështirësi të mëdha financiare. Bashkia Shkodër thotë se nuk mund të lejohet puna në atë ambient ku rrezikohet jeta e tregtatrëve, por edhe e qytetarëve.

Sipas bashkisë po kërkohet zgjidhja e qëndrueshme për 10 tregtarë të cilët kanë paguar taksat, ndërsa për të tjerët do të veprohet në një moment të dytë.  

“Bashkia Shkoder ka bashkëbiseduar disa herë me tregëtarët e Zdrales. Kushtet e tregtimit në rrugë, aq më shumë në një situatë pandemie të krijuar nga COVID-19, janë të papranueshme për shëndetin e qytetarëve, por edhe vetë tregtarëve. Kërkohen kushte rigoroze higjienike, jo vetëm në hapësira publike, por edhe në dyqane. Kësisoj tregtimi në rrugë nuk lejohet.

Ndërkohë është shume e domosdoshme që në Shkodër, aq më shumë në kushtet e vështirësive ekonomike, të gjejmë mundësi e lehtësi për t’i ofruar fermerëve e tregetarëve për të punuar e jetuar. Ky është një problem që kërkon zgjidhje.

Të ndodhur në këto kushte, për 88 tregtarët e Zdrales, prej të cilëve rreth 10 janë të regjistruar dhe kanë paguar detyrimet, sipas legjislacionit në fuqi, ka vijuar puna për gjetjen e një zgjidhjeje më të qëndrueshme. Po komunikohet me palë të treta, për vënien në dispozicion të hapësirave të përshtatshme për tregtim dhe krijimin e kushteve të nevojshme për tregtim, me sinjalistiken e nevojshme horizontale dhe vertikale, kushtet higjienike, për shitjen ditore të produkteve bujqësore të fermerëve.

Në këtë linjë, po punojmë për të siguruar hapësiren për të gjithë, duke mundësuar fillimin e vendosjes sa meë shpejt të tezgave në vendet e tregëtimit për fermerët, në hapësirën e lejueshme për ushtrim aktiviteti tregëtar. Me qëllimin për të ruajtur traditën e tregtimit në një zonë ku ka fluksin dhe peshën më të madhe të tregtimit për produktet bujqësore, blegtorale, kemi verifikuar mundësinë e vendosjes së tregut në të njëjtën zonë,”-shkruhet në reagimin e bashkisë Shkodër.

B.K./Ne.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • tani: 04/05/2020 16:55

    Shteti asnje nderhyrje per tregun e Zdrales.Per gjendjen e tregun eshte pergjegjese vetem Voltana Ademi e dega e PD Shkoder.Qeveria te mos beje asnje leshim Bashkis ne mendyre qe tregu te funksionoj ashtu sic duhet e brenda kushteve sanitare e per ket kerkojani e protestoni parpara bashkis e ajo te ju japi zgjidhje se ate keni votu per te drejtuar punen normale e per zgjidhjen e problemeve tuaja.Fatkeqesisht Voltana eshte krejtesisht e pa afte per te drejtu at qytet qe asht ne emergjence totale e ku tashma eshte shume,shume larg me kene nder qytetet kryesore te Shqiperis.Ta keni me shndet Voltanen e PD se tashma qyteti ka marre rrugen e m.tit.

    Përgjigju
  • Parrucjani: 04/05/2020 14:57

    E para,ata ato kushte kan tan 20 vjet,sot u kujtu bashkia? E dyta,ka mu ba kompleks pallatesh. Asgja nuk asht e rastesishme.

    Përgjigju
  • Thethjani: 04/05/2020 13:59

    Mos pretendoni mo per tregun e zdrales se ajo lulishte qe ju e keni kthyer ne plehra ajo eshte lulishte e komunitetit jo e juaja qe vini nga fshatrat per ta kthyer me pisdhek.protestoni per treg bashkohor jo ne tavolina si ne 97 iku ajo koh tjua japi zgjidhje Bashkia qe ju e keni votuar.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë