‘Kam hedhur 3 ton sallatë’, fermerët në Shkodër ankohen se s’ka treg: Shteti të ndërhyjë, tani le të bëhet çfarë do i madhi Zot

Fermerët në fshatin Kosmaç të bashkisë Vau i Dejës janë të detyruar të hedhin produktet bujqësore pasi pandemia ka sjell mbylljen e tregjeve. Ato tregojnë se problemet në bujqësi nuk kanë lindur tani në këtë situatë, por kjo e ka rënduar më tepër prodhimin vendas.  Mbyllja e turizimit dhe karantinimi i popullsisë ka sjell stokun e prodhimeve bujqësore të cilat nuk i rezistojnë kohës dhe mos konsumimit ndaj çdo gjë ka përfunduar në mbeturina.

“Edhe në këtë kohë pandemia problemi kryesor i fermerëve është mungesa e tregut. Kjo është thembra e akilit. Unë do të avancoja më tej duke thënë se nuk kam nevojë për subvencione, por kam nevojë për të më siguruar tregun. Më siguro tregun mi ke siguruar të gjitha. Do më motivosh për punë dhe njerëzit do të punojnë edhe natën për ti bërë këto prodhime.

Kur nuk shiten unë dhe shume persona të tjera i hedhim. Sallata që unë e kam hedh, që kisha një sasi prej 3 tonësh, nuk pret tregun pas dy javësh se ka cikël biologjik dhe nuk konsumohet më.

Me një çmim minimal prej 50 lekësh do të ishin 150 mijë lekë të reja. Ka raste që sallata është shit edhe mbi 200 lekë, por kanë qenë raste sporadike. Po marr një çmim të pranueshëm dhe është 150 mijë lekë të reja,”-thotë një fermer.

“E shoh situatën jo të mirë, për vetë faktin se ky fshat jeton vetëm me prodhime bujqësore. Pra djali im është veti i gjashtë, dhe dy dënim e gjysmë tokë i ka bërë sera, dhe gjysma e këtyre shpenzimeve i ka marrë në bankën e shtetit. Për të krijuar ekonominë pa i shtrirë dorën ndokujt. Me jetu me djersë të ballit, pa hajni, pa drogë, pa asgjë. Thonë se ka sëmundje, por të gjithë zonat që njoh unë nuk ka vdekur njeri prej kësaj sëmundje.

Tani shteti ka mbyllur tregun. Këtu rrotullohet gjithçka. Këtu malli tani është duke shkuar dëm. Ka treg në Tiranë po unë s’jam i zoti të shkoj atje. Ky popull është në mëshirën e fatit.

Shteti duhet të bëjë planifikim. Ashtu siç na lë mbyllë duhet të planifikojë çfarë të mbjell,”-thotë një tjetër fermer.

Fermerët thonë se janë përpjekur të mbjellin tokën e të fitojnë vetë bukën e gojës duke ia trashëguar këtë kulturë dhe fëmijëve, por nuk shohin dritë në fund të tunelit ndaj fshati po braktiset.

“Turzimi është hallka e fundit që ndikon deri te hallka e parë që është prodhimi. Me çfarë dëgjojmë për ne prodhuesit bujqësore edhe nëse ka një dritë në fund të tunelit ajo është shumë e largët.

Ka shumë shembuj të cilët edhe mund ti takoni, prindërit e tyre, të cilët janë kthyer nga emigracioni me një sasi të konsiderueshme parash. Kanë ndërtuar disa shtëpia që tani nuk iu duhen më, kanë ndërtuar sera dhe kanë ik familjarisht prapë në emigracion. Kjo tregon se nuk kanë çfarë të bëjnë këtu. Do prodhosh, po ku do ta çosh?!”-thotë një fermer.

“Emigracioni i ka bërë këto punë që janë këtu. Tani ata që kanë ikur jetojnë atje nuk kthehen më. Çfarë kanë fituar i kanë ndërtuar sera, por tani jemi në mëshirë të fatit. Çfarë të dojë i madhi zot ...”-deklaron një tjetër fermer.

Ato kërkojnë që qeveria të luaj rolin e rregullatorit dhe të përkrahë fermerët me politika zhvillimi të qëndrueshme.

Ne.k./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 05/05/2020 00:35

    Une jetoj ne Massachusetts dhe para nje jave bleva ne nje dyqan te Lindjes se Mesme djathe nga Gjirokasta ne kuti dhe ullinj BERATI,edhe ata ne kyti . Djathi kushtonte 19.99 ,ullinjte 6.99 ne kuti te vogla. U gezova shume se kam 15 vjet qe s'kam ardhur.Po te duan ,te kene mundesi,po te kerkojne e te perpiqen tregtaret ,fermeret,dhe blektoret tane mund te gjejne tregje te reja ,pse jo edhe larg ne Amerike.

    Përgjigju
  • WTF: 04/05/2020 11:51

    More sa te trashe jane keto njerez? Ne se une kam dicka per te shitur, e gjej tregun vete. P.sh. kam nje telefon per te shitur elistoj diku ose e gjej dike qe do ta blej, e njejta gje me cdo mall, qofte telefon apo prodhim. Si mund ti kerkoj shtetit une te me gjej treg per mallin tim? Ky eshte budallallek me brire!

    Përgjigju
    • ola: 04/05/2020 15:40

      ti wtf me suguri je nga ato komonistat e hershem

    • gomari: 04/05/2020 13:53

      ti je me keq se komari si qenkan te dyja njisoj

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës