Refuzon kontrollin e postbllokut për vrasjen në Fier, i riu denoncon dhunën nga efektivët në Lushnje: Më goditën se po filmoja me telefon! Policia: S'u identifikua

Vrasja e Demir Backës në Fier ngriti në këmbë policinë e Shtetit me post-blloqe të shumta, një prej të cilave ishte edhe ai në Rrethrrotullimin e Savrës në Lushnje. Cilido drejtues automjeti që sheh shenjat dalluese të postbllokut në rast se i kërkohet është i detyruar të ndalojë e të identifikohet para uniformave blu në kuadër të masave për kapjen e autorëve të vrasjes. Por ndryshe ka ndodhur me një të ri nga Berati, shitës i fruta-perimeve në Elbasan, që teksa drejtonte makinën ka nxjerrë telefonin të filmojë efektivët rreth orës 04:40 të mëngjesit të 24 tetorit. Policia thotë se ka ndaluar makinën me targë AA 935 CR, por Amarildo Hoxha, 28 vjeç, banues në Drenovicë të Beratit ka refuzuar të japë dokumentet e identifikimit, duke fyer dhe kanosur për jetën efektivët e Policisë. Ndryshe pretendon i riu.                                  

“Ju dhashë të gjithë dokumentet, panë telefonin që e kisha vendosur në kroskot, më jep telefonin  tha dhe unë nuk ia dhashë. Më tërhoqën bluzën, dhe më morën zvarrë, mori makinën time dhe iku. Kisha hall mos më fusnin ndonjë drogë ndonjë gjë në makinë. Më ka ikur shikimi nga njëri sy, koka më dhëmb. “Do të vras fare”, ‘do të heq qafe’ më thoshte. Më kanë goditur jashtë mase, ishte fshirë video, sepse ma thyen telefonin në kokë, më kanë qëlluar dhe me tabelë. Nuk kishin as numra dhe asgjë, ishin me një furgon policie”, tha tregtari

Ndërsa babai i të riut flet shkurt. “Kërkoj vetëm drejtësi asgjë tjetër”.

Pas kësaj situate, në një njoftim zyrtar, policia thotë se ka bërë shoqërimin forcërisht të 28-vjeçarit në Komisariatin e Policisë Lushnjë. Prokuroria e Lushnjës ka nisur hetimet në gjendje të lirë për Amarildo Hoxhën, ndërsa u morën kallëzimet e punonjësve të Policisë, kallëzimi i të riut Hoxhës dhe vendimi i ekspertimit mjeko-ligjor.

Ndërkohë, drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Gledis Nano, ka çuar një grup pune në Komisariatin e Lushnjës, për nisjen ose jo të një hetimi disiplinor në rast se konstatohet tejkalim i kompetencave të efektivëve në kryerjen e detyrës.

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:10
Tregtari i fruta perimeve denoncoi dhunën nga efektivët, Policia e Lushnjës: Refuzoi të jepte mjetet e identifikimit duke kanosur policët! Pretendimet po hetohen

Policia e Lushnjes ka reaguar pas denoncimit të një qytetari nga Fieri, Amarildo Hoxha, tregtar fruta-perimesh, i cili tha se është dhunuar nga efektivët dy ditë më parë në rrethrrotullimin e Savrës, në Lushnjë. Policia deklaron se Hoxha u ndalua ng anjë postbllok i ngritur pas vrasjes së Demir Backës në Fier, por refuzoi të jepte mjetet e identifikimit, duke ofenduar e kanosur efektivët. Pas kësaj, ai është shoqëruar forcërisht në komisariat dhe më pas është lënë i lirë. Bëhet me dije se Drejtoria e Standardeve Profesionale ka dërguar një grup pune në Komisariatin e Policisë Lushnjë, me qëllim verifikimin e rastit dhe nisjen e hetimit disiplinor në rast se konstatohet tejkalim i kompetencave të punonjësve të Policisë në kryerjen e detyrës.

"Në lidhje me pretendimet e shtetasit A. H., të bëra publike në media, ku akuzon punonjësit e Policisë Lushnjë, për dhunë të ushtruar ndaj tij, sqarojmë opinionin publik se:

Në kuadër të masave të marra për kapjen e autorëve të vrasjes së ndodhur në orët e mbrëmjes së datës 23.10.2021, në qytetin e Fierit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Lushnjë kishin ngritur pikë kontrolli në vendin e quajtur "Rotondo e Savrës", Lushnjë.

Rreth orës 04:40 të mëngjesit të datës 24.10.2021, kanë ndaluar mjetin me targa AA 935 CR ( me drejtues të identifikuar më pas si shtetasi A. H., 28 vjeç, banues në Drenovicë, Berat), i cili ka refuzuar të japë dokumentet e identifikimit, duke fyer dhe kanosur  për jetën efektivët e Policisë.

Shërbimet e Policisë kanë bërë shoqërimin forcërisht të shtetasit  A. H., në Komisariatin e Policisë Lushnjë.

Duke qenë se edhe shërbimet e Policisë edhe shtetasi i shoqëruar kanë patur pretendimet respektive, është njoftuar Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Lushnjë, e cila ka vënë në dispozicion një oficer të Policisë Gjyqësore të Prokurorisë, për të kryer veprimet.

Nga ana e oficerit të Policisë Gjyqësore të Prokurorisë janë administruar kallëzimet e punonjësve të Policisë, kallëzimi i shtetasit A. H., këqyrja dhe vendimi i ekspertimit mjeko-ligjor për shtetasin A. H.

Në përfundim të veprimeve procedurale, oficeri i Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lushnjë ka komunikuar me Sallën e Komandimit pranë Komisariatit të Policisë Lushnjë, për të komunikuar veprimet hetimore dhe hetimin e këtij personi në gjendje të lirë.

Në lidhje me këtë rast, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit ka urdhëruar Drejtorinë e Standardeve Profesionale, për të dërguar një grup pune në Komisariatin e Policisë Lushnjë, me qëllim verifikimin e rastit dhe nisjen e hetimit disiplinor në rast se konstatohet tejkalim i kompetencave të punonjësve të Policisë në kryerjen e detyrës.

Policia e Shtetit është e angazhuar maksimalisht për të luftuar krimin dhe për t’u ofruar qytetarëve një shërbim sa më cilësor dhe në këtë kuadër nuk do të tolerojë asnjë punonjës policie që do abuzojë me detyrën, dhe me forcën e ligjit do veprojë ndaj çdo individi që cenon ligjin apo integritetin fizik të punonjësve të Policisë", njofton policia.

/M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 26/10/2021 00:43

    Ne kete ngjarje te dyja palet pretendojne se kane te drejte.Po kamerat e policise,kamerat e zones,a jane kontrolluar.Gjithashtu ky zoteria thote qe i eshte fshire videoja nga qe i kane thyer cel.Nuk e besoj,se cel.ka raste qe punojne edhe kur thyhen.Nese mendon se ka te drejte,duhet te kerkoje te kontrollohet nga ekspertet celulari,se cdo gje le gjurme ne memorie.

    Përgjigju
  • AltinTop: 25/10/2021 14:31

    Po te ishte nga ato te Fierit te “vertet” do ja kishte nxi syrin policit dhe sdo kishte ndodhe asnje lajm…

    Përgjigju
  • Turp: 25/10/2021 14:03

    Po ket fakir e gjetet ti binit o polici e poshter ? Pse nuk jua mban ti bini atyre tipave me xhama te zinj e me varese e kapele ne qaf qe ju shajn me rop ? Ky hallexhu duke vajt ne pun ju paska shar e kanosur . Direkt te pushohet nga puna ai polic

    Përgjigju
  • Dea: 25/10/2021 13:51

    Kerkon te filmoj si Lul analfabeti.Duhet me ja nxire edhe syrin tjeter qe ti vine mend.

    Përgjigju
  • Dori: 25/10/2021 13:28

    Po te refuzosh kontrollin ne Amerike jo vetem qe te nxin policia por te rras dhe nje plumb ballit.Nuk ekziston ne bote qe te refuzosh kontrollin e policise

    Përgjigju
    • Sara: 25/10/2021 21:23

      Ne cilen amerik jeton ti o "amerika".Ketu policia te qellon menjeher po nuk ndalove dhe te ze frymen po kundershtove.Ne Shqiperi krimi luan me policine sepse krimi eshte i lidhur me pushtetin dhe polici lirohet nga detyra nese zbaton ligjin

    • amerika: 25/10/2021 15:57

      @Dori,Nga e paska pa ti qe te fuskan plumbin ne amerike ne televizor, ne amerike ste prek njeri me dore te kerkojn leje per te kontrolluar makinen dhe nqs se ti refuzon ste kontrollon dot, problemi ne shqiperi eshte se ka shume police k..a si puna e ktij dhe merren me fakira se te fortit i nderojn, po ka dhe plot police te mire si puna e atij qe e terhoqi mos e godiste nuk mund te thuash qe e gjith policia eshte si puna e ktij derrit

  • Shitesi: 25/10/2021 13:01

    Mos e gjykoni si shites fruta perimesh, Se keshtu me pune te rendomta kamoflohen te gjithe keqbersit..

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Pogradec, italiani me 12 veta në makinë shkakton aksident, tenton të ikë por e ndalojnë banorët

Pogradec, italiani me 12 veta në makinë shkakton aksident, tenton të ikë por e ndalojnë banorët