Tregtia e mallrave në rënie, eksportet u tkurrën me 338 mln euro! Biznesi fason në krizë, 47.5 mln euro humbje

Tregtia e mallrave në rënie, eksportet u tkurrën me 338 mln euro! Biznesi fason në krizë, 47.5 mln euro humbje

Foto ilustruese

Tregtia e mallrave vijon të tkurret nga muaji në muaj. Sipas raportit të fundit të INSTAT, eksportet në 10 muaj kapën vlerën e 370 mld lekë, duke u ulur me -8,6 % krahasuar me një vit më parë kur u eksportuan 404.4 miliardë lekë. Ulja e eksporteve është me 34.6 miliardë lekë ose 338 mln euro.

Ndërkohë importet e mallrave arritën vlerën 728 mld lekë, duke u ulur me -6,4 % krahasuar me 2022, kur importet ishin 778.4 miliardë lekë, pra tkurrja është 50.1 ose rreth 490 mln euro. Për periudhën janar-tetor deficiti tregtar arriti vlerën 358 mld lekë, me ulje -4,2 %, krahasuar me 2022.

Shkaqet kryesore për rënien e euros mbeten zhvlerësimi i euros, por njëkohësisht edhe ulja e çmimeve në tregjet e huaja në krahasim me vitin e kaluar, ku përshembull energjia ishte disa herë më shtrenjtë këtë vit, dhe po ashtu edhe karburantet. Ulja e çmimeve në tregun e huaj impakton edhe eksportuesit tanë, pasi produktet ua shesin shteteve të huaja më lirë se vjet.

Sipas të dhënave të INSTAT në 10 muaj ndikimi negativ në rënien e eksporteve është dhënë nga “Materiale ndërtimi dhe metale” me -6,4 pikë përqindje, “Minerale, lëndë djegëse, energji elektrike” me -1,2 pikë përqindje, “Tekstile dhe këpucë” me -1,2 pikë përqindje, etj. Ndërsa pozitivisht kanë ndikuar grupet: “Ushqime, pije, duhan” me +1,3 pikë përqindje dhe “Makineri, pajisje dhe pjesë këmbimi” me +0,3 pikë përqindje.

Kurse tek negativisht në uljen vjetore të importeve, janë: “Minerale, lëndë djegëse, energji elektrike” me -6,3 pikë përqindje, “Materiale ndërtimi dhe metale” me -1,6 pikë përqindje, “Tekstile dhe këpucë” me -0,7 pikë përqindje, etj. Ndërsa pozitivisht ka ndikuar grupi: “Makineri, pajisje dhe pjesë këmbimi” me +3,3 pikë përqindje.

Tetori ‘fundosi’ eksportet e fasonerive

Në muajin tetor rënia më e madhe e eksporteve është regjistruar tek industria fason me 3.6% krahasuar me tetorin e vitit 2022, ndjekur nga grupi i makinerive dhe pjesëve të këmbimit si dhe prodhimeve të drurit që u ulën me nga 0.8%.

Kurse rritje eksporti ka pasur energjia për shkak të kushteve të reshjeve që u shënuan në tetor, ku u shit energji. Rritje eksporti në muajin e kaluar është regjistruar edhe tek grupi i materialeve të ndërtimit +0,5 pikë përqindje dhe “Produkte kimike dhe plastike” me +0,4 pikë përqindje.

Ndërsa sa i takon importit në muajin tetor, edhe ai ka qenë në rënie, ku përsëri goditja më e madhe është dhënë nga energjia elektrike me -8.6% për shkak se vjet në këtë periudhë u importua më shumë energji në vlerë prej çmimeve për megavat që ishin shumë të larta. Grupi i dytë që ka ulur importet është “Tekstile dhe këpucë” me -1,4 pikë përqindje, duke dëshmuar për një reduktim të kontratave. Më pas në rënie janë edhe importet e “Prodhimit të drurit dhe letrës” me -0,5 pikë përqindje, etj.

Ndërsa pozitivisht kanë ndikuar grupet: “Ushqime, pije, duhan” me +1,3 pikë përqindje, “Materiale ndërtimi dhe metale” me +1,1 pikë përqindje, “Makineri, pajisje dhe pjesë këmbimi” me +1,0 pikë përqindje, etj.

Italia, Kina, Turqia dhe Greqia partnerët kryesorë

Gjatë këtij dhjetëmujori vendet me të cilët Shqipëria ka pasur ulje më të madhe të eksporteve, në krahasim me një vit më parë, janë: Italia (9,4 %), Gjermania (30,7 %), Spanja (6,2 %), etj. Ndërsa vendet me të cilin eksportet kanë pasur rritjen më të madhe, është: Kosova (12,1 %), Greqia (15,5 %), Maqedonia (3,4 %), etj.

Gjatë këtij dhjetëmujori, vendet me të cilët Shqipëria ka pasur uljen më të madhe të importeve, në krahasim me një vit më parë, janë: Italia (4,0 %), Turqia (25,3 %), Greqia (25,2 %), etj. Ndërsa vendet me të cilat importet kanë pasur rritjen më të madhe janë: Kina (26,0 %), Gjermania (5,0 %), SHBA (28,9 %), etj.

Shkëmbimet tregtare, për dhjetëmujorin e parë 2023, me vendet e BE-së zënë 58,4 % të gjithë tregtisë. Në periudhën Janar – Tetor 2023, eksportet drejt vendeve të BE-së zënë 72,8 % të eksporteve gjithsej dhe importet nga vendet e BE-së zënë 51,1 % të importeve gjithsej. Partnerët kryesorë tregtarë janë: Italia (29,5 %), Kina (7,8 %), Turqia (6,8 %) dhe Greqia (6,6 %).

B.V/S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 18/11/2023 02:21

    Ind.ushqimore eshte investimi me i mire,se njeriu nuk jeton dot pa ushqim,per veshje e gjera te tjera,behet si behet.Kur ra pandemia,ketu tek ne vetem supermarketet dhe farmacite ishin te hapura.Restorantet e klubet u lejuan me vone gradualisht te hapeshin por ne fillim vetem /take out/.Kurse cdo dyqan tjeter jo ushqimor u mbyll me muaj te tere.Ky artikull e keto te dhena ne te, duhet te jete nje mesazh i qarte per shqipot qe duan te investojne-investoni ne ind.ushqimore.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Një nga ne/ 'Ndenja 16 vite vetëm', prek i moshuari: Ndjeva një boshllëk, më mirë në azil me shokë

Një nga ne/ 'Ndenja 16 vite vetëm', prek i moshuari: Ndjeva një boshllëk, më mirë në azil me shokë