Tregtia ‘mposht’ ndikimin e pandemisë! Në vitin 2021 eksportet u rritën me 35.6 % në raport me 2020, përmirësohet me 32.2% edhe importi

Tregtia ‘mposht’ ndikimin e pandemisë! Në vitin 2021 eksportet u rritën me 35.6 % në raport me 2020, përmirësohet me 32.2% edhe importi

Foto ilustruese

Reduktimi kufizimeve për shkak të pandemisë COVID-19, si dhe gjallërimi i kërkesës për konsum i dhënë një hodh të madh tregtisë në vitin që lamë pas. Instituti i Statistikave njofton se tregtia e mallrave në vitin 2021, jo vetëm që kapërceu goditjen që mori nga pandemia por ka tejkaluara edhe shifrat e vitit 2019.

Në vitin që shkoi eksportet e mallrave arritën vlerën 369 mld lekë, duke u rritur me 35,6 %, në raport me vitin 2020, ndërsa importet e mallrave arritën vlerën 801 mld lekë, duke u rritur me 32,3 %, krahasuar me një vit më parë. Deficiti tregtar arriti vlerën 432 mld lekë, duke u rritur me 29,6 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të 2020.

Ndërsa në vitin 2019 eksportet e mallrave ishin vlerën 299 mld lekë dhe importet e mallrave në vlerën 649 mld lekë. Sa i takon eksporteve ndikimin më të madh në rritje e kanë materialet e ndërtimit.

“Eksportet, gjatë këtij viti janë rritur me 35,6 %, krahasuar me një vit më parë. Grupet që kanë ndikuar pozitivisht në rritjen vjetore të eksporteve, janë: “Materiale ndërtimi dhe metale” me +14,1 pikë përqindje, “Minerale, lëndë djegëse dhe energji elektrike” me +10,8 pikë përqindje dhe “Tekstile dhe këpucë” me +3,7 pikë përqindje. Gjatë këtij viti vendet me të cilët Shqipëria ka pasur rritje më të madhe të eksporteve, në krahasim me një vit më parë, janë: Italia (26,1 %), Kosova (43,6 %) dhe Spanja (42,0 %). Ndërsa vendet me të cilat eksportet kanë pasur uljen më të madhe, janë: Ukraina (14,7 %) dhe Rusia (49,3 %)”, thuhet në raportin e INSTAT.

Sa i takon importeve, më shumë impakt pozitiv në rritje ka dhënë energjia elektrike, pasi është importuar dyfish më shumë se në 2020. Më shumë rritje të importeve është shënuar me Turqinë dhe Italinë.

“Gjatë vitit 2021, importet janë rritur me 32,3 %, krahasuar me vitin 2020. Grupet që kanë ndikuar pozitivisht në rritjen vjetore të importeve, janë: “Minerale, lëndë djegëse dhe energji elektrike” me +8,4 pikë përqindje, “Makineri, pajisje dhe pjesë këmbimi” me +6,0 pikë përqindje, dhe “Materiale ndërtimi dhe metale” me +5,5 pikë përqindje. Gjatë këtij viti, vendet me të cilët Shqipëria ka pasur rritje më të madhe të importeve, në krahasim me një vit më parë, janë: Italia (27,9 %), Turqia (48,6 %) dhe Kina (20,7 %). Ndërsa vendi me të cilin importet kanë pasur uljen më të madhe është: Ukraina (6,6 %)”, vijon më tej raporti i INSTAT.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë