Tregtia ‘mund’ pandeminë! Në janar 2021 eksportet dhe importet rriten krahasuar me 2020! Vijon rënia tek fasoneria

24 miliardë lekë është vlera e mallrave të tregtuara nga Shqipëria drejt vendeve të huaja, duke shënuar një rritje prej 3.1% krahasuar me janarin e vitit 2020, si dhe me 2.8% në raport me dhjetorin e vitit të shkuar. Kjo rritje është vërtet e konsiderueshme pasi duhet marrë parasysh se vitin e kaluar në këtë periudhe Shqipëria nuk ishte prekur ende nga pandemia.

Edhe importet krahasuar me janarin e viti të kaluar janë rritur  me 8,4 %, duke arritur në vlerën 45 miliardë lekë, ndërsa në raport me muajin dhjetor janë ulur me 26,0 %. Bazuar në këto të dhëna edhe deficiti tregtar është rritur ndjeshëm me 14.7%, ose e përkthyer në 22 miliardë lekë më shumë se në janarin e vitit të kaluar.

Teksa të dhënat e tregtisë janë në përmirësim, vijon rënia në sektorin e fasonerisë. INSTAT raporton se në janar u eksportuan 75.2 milionë euro, nga 78.9 milionë euro që u eksportuan në janar të 2020, duke pësuar një rënie prej 3.6 milionë eurosh. Por nga ana tjetër ka pasur rritje të importeve në këtë sektor. Konkretisht nga 46.7 milionë euro që u importuan në vitin e kaluar këtë vit ishin importuar në janar 47.6 milionë euro, me një rritje prej 881,9 mijë euro.

Sa i takon eksporteve rritja më e madhe është shënuar tek materialet e ndërtimit me 4.2%, ushqimi dhe pijet joalkoolike me 2.2% dhe makineritë dhe pjesët e këmbimit me rritje 1.3%.

I.K/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Afera Partizani/ SPAK kërkon kthimin e Berishës në arrest shtëpie, Apeli i GJKKO-së cakton gjyqtarin që shqyrton ankimimin

Afera Partizani/ SPAK kërkon kthimin e Berishës në arrest shtëpie, Apeli i GJKKO-së cakton gjyqtarin që shqyrton ankimimin