TIRANE- Rrugës për tek tregu pranë ish-uzinës “Dinamo” shumë tregtarë të vegjël kanë zënë trotuaret. Gjithçka tregtohet aty, nga produktet e mishit, deri tek fruta perimet, jashtë çdo kriteri higjieno-sanitar.
Nga njëra anë tregtarët japin siguri për ushqimet, por situata aty tregon se është krejt e kundërta.
Qytetarët ndihen të pasigurt për produktet që konsumojnë, ndërsa i kërkojnë instancave përkatëse të marrin masat e duhura.
Situatë problematike paraqitet edhe tek tregjet pranë shkollës “Vasil Shanto”. Peshku, qumështi, veza, tregtohen të trotuare pavarësisht temperaturave të larta.
Përveçse tregtohet në kushtet minimale, tregtarët e vegjël janë në konflikt të përhershëm me ata që i paguajnë taksat në mënyrë të rregullt dhe që ushtrojnë aktivitetin brenda ambienteve të tregut.
Tregu i “Porcelanit” është vendosur mes dy rrugëve, mes pluhurit dhe fare pranë koshave të mbeturinave, duke kërcënuar seriozisht shëndetin e çdonjërit prej nesh.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO