DURRES- Policia e Shkodrës ka arrestuar vëllain e ish-deputetit të PD-së Ndriçim Babasi, Pëllumb Babasi, administrator i firmës "Babasi COO shpk" pasi akuzohet se ka shkelur rregullat mbi tregtimin e lëndëve plasëse, djegëse dhe radioaktive.
Fillimisht policia ndaloi një furgon i cili po transportonte një sasi lënde plasëse të firmës “Babasi” nga Fushë Kruja drejt Pukës. Furgoni që po transportonte një sasi prej 24 kg amonit dhe 100 kapsollë detonatorë u ndalua në Kryebushat të Shkodrës. Më pas iu bë kontrolli në depot e firmës “Babasi”, në Fushë Krujë ku janë gjetur dhe një tjetër sasi lëndësh plasëse, dhe kapsolla detonatore.
Për këtë ka nisur procedim penal për Pëllumb Babasin, i cili është administrator i firmës dhe Liman Babasin, 62 vjec në pozicionin magazinier, si dhe Martin Marvataj 32 vjec drejtuesi i furgonit i cili transportonte lëndën plasëse.
Mësohet se dje firma i ka shitur një sasi lënde plasëse shoqërisë "Oskeola shpk" në Pukë si dhe disa shoqërivë të tjera në mënyrë të kundraligjshme.
Sipas të dhënave nga policia e Durrësit, firma disa vite më parë ka patur licencë për blerje dhe shitje të lëndëve plasëse për qëllime industriale, që shërbenin për hapje rrugësh, tunelesh etj. Më vonë, këtij subjekti iu hoq licenca, megjithatë firma vijoi ta ushtronte normalisht aktivitetin e saj në mënyrë të paligjshme.

(Foto: Tritoli i sekuestruar) Foto të tjera

(Foto: Regjistrimi në QKR i subjektit BABASI COO)
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

30 Janar/ Imami u padit se i shiti 500 ton tritol firmës së Babasit