Deputeti socialist Erion Braçe i përgjigjet ministres së Ekonomisë, Delina Ibrahimaj, sipas së cilës nuk ka një kartel që cakton çmimet e naftës. Në intervistën për Report Tv, deputeti Braçe thotë se është evidente që kompanitë e tregut të hidrokarbureve funksionojnë si kartel, por shteti bën sikur nuk e kupton. Braçe thotë se kompanitë i caktojnë çmimet e njëjta brenda një dite dhe në të njëjtën orë.

Gazetarja Eliza Gjediku: Ju keni thënë shpesh që në atë treg ka kartel.

Erion Braçe: Po është evidente.

Gazetarja: Ministria e ekonomisë thotë nuk është faktuar nuk ka prova.

Braçe: Po si s'paska? Në momentin që ndryshon çmimi brenda një dite, brenda në të njëjtën orë, në të gjitha pikat dhe është i njëjti çmim, si qenka? Çfarë sjelle është ky? Sjellja e koordinuar. Po sjellja e koordinuar kur ndodh? Kur ndodh? Kur tregu është i përqendruar dhe kur tregu është i përqendruar po patjetër. Situatë kartelash është pse e bëjnë kot sikur nuk e kuptojnë. Në qoftë se i gjithë çmimi i hidrokarbureve, naftës, gazit edhe benzinës në territorin e Republikës së Shqipërisë varka nga një kompani që këta e quajmë broker. Çfarë logjike ka?


Lajmi kryesor:

Task-Forca për shtrenjtimin e naftës, Braçe për Report Tv: Nuk mjafton! Modeli i tregut pa transparencë, kartel që vendos çmimet njësoj