LEZHE –Aksioni i ndërmarrë nga Task Forca e Drejtorisë së Tatimëve në Lezhë për të mbyllur subjektet që janë të pa regjistruara në tregun e lirë të qytetit ka hasur në rezistencën e tregtarëve.
 
Këta të fundit janë përplasur me inspektorët e Tatimeve, duke pretenduar se veprimi i tyre është i padrejtë dhe në kundërshtim me ligjin, teksa është dashur ndërhyrja e Policisë së Shtetit dhe asaj Bashkiake për të normalizuar situatën.
 
Tregtarët shprehen se janë taksapagues të rregullt në Bashkinë e Lezhës, pasi i përksasin kësaj njësie vendore dhe nuk e kuptojnë pse duhet të regjistrohen edhe tek Drejtoria e Tatimëve.
 
Ata thonë se me të ardhurat e tyre nuk mund të mbajnë familjen, dhe jo të paguajnë dhe taksa të tjera.
 
Pas situatës të tensionuar nga përplasja me tregtarët, inspektorët e Tatimeve janë larguar për t’u rikthyer sërish në ditët në vijim.

Janë të paktën 200 tregtarë në tregun e fruta perimeve dhe veshmbathjeve në Lezhë që Drejtoria e Tatimeve pretendon se janë të palicencuar.

Tregu lezhe me logo
(Në foto: Tregtarët e tregut të Lezhës duke debatuar me inspektorët  tatimorë) Foto të tjera


Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)