MILOT - Tregu i Milotit është pushtuar nga mbeturinat dhe papastërtia. Konsumatorë të shumtë shprehin keqardhje, teksa mungon higjiena, ata thonë se askush nuk e ka inspektuar për të parë nga afër situatën ku theren dhe tregtohen bagëtitë.

Sipas tyre një gjendje e tillë mund të krijojë edhe përhapjen e një epidemie.

Tregu i Milotit është i njohur prej shumë vitesh. Gjatë fundjavës ai mbipopullohet nga konsumatorët, të cilët vijnë nga zonat e veriut por dhe nga Tirana, Durrësi etj.


(ad.ti/shqiptarja.com)