Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç në një intervistë për të përditshmen austriake “Kronen zeitung” ka treguar se kryeministri Edi Rama mbështet idenë e tij për krijimin e një tregu të përbashkët në ballkan.

Vuçiç e vlerëson si të domosdoshme krijimin e tregut sepse do sjelli përfitime ekonomike për të gjitha shtetet e ballkanit.

“Po të doni, mund të na quani ‘BE e vogël në Ballkanin Perëndimor’. Kjo ndoshta dikujt nuk do t’i pëlqejë, por kjo gjë nuk na pengon. Neve na duhen tarifa të njëjta doganore, subvencione të njëjta për investitorët e huaj. Dëshirojmë të krijojmë tregun e përbashkët në mes të vendeve tona. Mund ta imagjinonin se çfarë do të mund të bënte tregu i përbashkët në Ballkan”, deklaroi Vuçiç.

Sipas tij statistikat tregojnë se 7 % e të ardhurave humbin për shkak të qëndrimit të kamionëve në doganat e shteteve të ndryshme. Më tej tregoi se nëse realizohet ky projekt atëherë do uli edhe numrin e emigracionit të vendeve ballkanike.

Redaksia Online
Xh.F/Shqiptarja.com