Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, (AKU) si institucioni qe ka për detyrë garantimin e sigurisë ushqimore, në vazhdën e inspektimeve të tregjeve të hapura dhe njësive të tregëtimit, kryesisht të produkteve me origjinë shtazore, vijoi gjatë ditës së sotme aksionin në një nga tregjet më të frekuentuara të kryeqytetit, në Pazarin e Ri, pranë Sheshit "Avni Rustemi".
Inspektimi në Pazarin e Ri konsitonte në kontrollin e imtësishëm të dokumentacionit të bizneseve që operojnë në këtë treg, kushtet higjieno-sanitare e teknologjike që përdoren për ruajtjen e ushqimeve në frigofoode. Inspektorë të Drejtorisë së Përgjithshme të AKU, si dhe të Drejtorisë së AKU-së Tiranë, pranë një subjekti që tregtonte peshk, thanë, se "do të kontrollojmë në mënyrë të hollësishme të gjithë dokumentacionin që ka të bëjë me tregtimin e peshkut, kushtet higjieno-sanitare, si edhe mbajtjen në kushte sa më optimale të tij, brenda paramentrave të lejuara për tregtim".
Në rast evidentimi të subjekteve që tregtojnë produkte ushqimore jashtë standardeve të sigurisë ushqimore dhe kushteve higjieno-sanitare, Inspektorët e Drejtorisë së Përgjthshme të AKU-së, në bashkëpunim me inspektorët rajonalë të Tiranës, do të bllokojnë produktet me origjnë shtazore dhe pezullojnë aktivitetin.
Gjatë kontrolleve të ditës së sotme, janë inspektuar 27 subjekte, ndërsa kushtet higjeno-sanitare të tregtimit ishin të përmirësuara në krahasim me inspektimet e mëparshme. Ndërkohë, janë evidentuar disa raste, kur produktet nuk shoqëroheshin me dokumentacionin e rregullt, si fletë-analizat, certifikatë veterinare etj, ndërsa subjekteve u janë lënë detyra.
Problem për AKU-një dhe sigurinë ushqimore, përbën infrastruktura jashtë njësive të tregëtimit, e cila ka të bëjë me kanalizimet, si të ujrave të bardha e të zeza, e cila është detyrë e Bashkisë Tiranë.
AKU do të vazhdojë edhe në ditët e ardhshme aksionet e koordinuara me drejtoritë rajonale, si dhe policinë e shtetit e atë bashkiake, në tregje të tjera në Tiranë, në qarqet e tjera të vendit si dhe rrugët nacionale.
ATSH
/Shqiptarja.com