Tregu i punës për artistët e rinj, flasin studentët e arteve: Ka vështirësi shumë të mëdha

Ata nuk ndalen së kërkuari brenda thellësive të tyre derisa të zbulojnë se janë thirrur për të qenë artist. Gjatë udhëtimit që bëjnë kërkojnë të marrin  fatin e tyre në dorë edhe ta mbartin atë me të gjitha kufizimet, pa pyetur se çfarë shpërblimi do të kenë në të ardhmen. Bëhet fjalë për të artistët e rinj, që përfundojnë Universitetin e Arteve, aty ku kamera e ReportTv ka ndalur kësaj here.  Por arti është një formë e arratisjes - e kuptueshme - nga realiteti i pakuptueshëm. Artistet e reja në Fakultetin e Muzikës na rrëfejnë udhëtimin e tyre, edhe prioritetet e së ardhmes.

“Mendoj si pjesa më e madhe në këtë shkollë ne ëndërrojmë që të bëhemi soliste, por në Shqipëri jeta artistike e muzikës klasike sidomos nuk është edhe aq i vlerësuar nga publiku”, shprehet Laura Lila, studente e masterit për piano.

Pedagogia e pianos, Merita Rexha Tërshana i mbështet studentët e saj gjatë viteve universitare, por edhe pas përfundimit të studimeve.

“Natyrisht që tregu i muzikës klasike në Shqipëri është ky që është, nuk ka një treg shumë të madh, pianistët janë pak të privilegjuar për instrumentet e tjerë, por kjo është Shqipëria”.

Në atelienë e tekstilit, nën udhëheqjen e pedagoges Najada Hamzës, stilistët e rinj janë duke përfunduar punimet  e diplomimi.

“Si gjithmonë ka studentë shumë të mirë, ka mesatarë, por edhe që nuk e përballojnë dot ngarkesën e programit. Nëse ne përpiqemi që të nxjerrim dizanjer të rinj çdo vit, mendoj se pa mbështetjen e politikave shtetërore sa i takon punësimit të rinjve këta studentë do të gjenden në vështirësi  kur të mbarojnë studimet në këtë degë. Ata luftojnë, përplasen me një realitet që nuk është i kollajtë, por i ashpër për ta. Përpiqen që të ngrenë të ardhmen e tyre mbi iniciativat personale, por këto nuk mjaftojnë”, shprehet pedagogia e tekstil edhe modë, Najada Hamza.

Historia e artit, shpeshherë na ka treguar se veprimet ekstreme të artistëve janë të ndryshme, vetëm për hatër të pasionit. Studentja e re për regji-teatri na rrëfen pasionin e saj
“Unë kam pëlqyer fillimisht që të bëhesha aktore, por pasi njoha regjinë e teatrit, thashë: Kjo është ajo që unë dua që të bëj. Mendoj se ka nisur mbarë, sepse ëndrrat nuk përfundojnë asnjëherë. Përveçse provimeve, japim shfaqje gjatë sezoneve. Për herë të parë jam ngjitur në Teatrin Kombëtar, në një shfaqje të pedagoges sime Rozi Kostani. Arti ka vështirësitë e saj, por dëshira të bën që të shpresosh për mirë. Pagat në teatër janë të vogla, nuk janë shumë të kënaqshme”, shprehet Lejda Celi, studente për Regji-Teatri në Universitetin e Arteve.

Artisti duhet të gjejë brenda vetes botën e tij,  duke studiuar, udhëtuar edhe duke përjetuar çdo gjë që ka lidhje me pasionin e tij, derisa të rrit nivelin e vetëdijes për veten edhe për këdo që do të shijojë artin e tij në të ardhmen.  

 

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë