TIRANE - Prej kohësh në Shqipëri është aktiv tregu i zi online, ndërsa kontrolli ndaj tij thuajse është inekzistent. Në një intervistë për A1Report Arben Dervishi ekspert i rrjeteve online thotë se ky treg ofron shit-blerje të drogave, armëve, apo edhe vrasës me pagesë.
Dervishi shpjegon se me një procedurë të thjeshtë e pak veprime online në këto tregje mund të blesh drogë, armë e deri në “killer”. Sipas Dervishit shqiptarët ndjehen të rrezikuar ndërsa shtetit duhet të ndërhyjë.
“Para pak kohësh më ka rënë në dorë një database, me të dhëna personale për shumicën e qytetarëve shqiptarë, ku përfshihen edhe të dhëna mbi policinë që duhet të jetë i rezervuar vetëm për Policinë e Shtetit, krimi kibernetik nuk tregohet fare”, u shpreh Dervishi.
Për sa i përket vjedhjeve me karta krediti, Dervishi thotë se kjo është veprimi më i thjeshtë i një krimi kibernetik, por rreziqet nga rrjeti janë më të mëdha.
“Çështja e kartave të krediti është një çështje shumë e ulët. Njerëzi që kryejnë krimin kibernetik, nuk janë persona publikë, ata synojnë informacione të rëndësishme, qoftë edhe ato që cenojnë sigurinë kombëtare”, tha Dervishi.
Sipas ekspertit ka gjithmonë disa këshilla të vlefshme për t’u mbrojtur dhe ndjerë më të sigurt, si: të qenit i rezervuar në informacionin që postoni online, krijimi i fjalëkalimeve të vështira, përdorimi i një antivirusi, si dhe mos mbajtja në një kompjuter të lidhur me rrjetin e informacioneve personale, llogari bankare, karta krediti dhe fjalëkalime
Redaksia online
(eç/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com