Tregu monopol, aeroporti i Tiranës
tarifat më të shtrenjta të rajonit
Shqipëria ka një prej aeroporteve civile ndërkombëtare më të shtrenjtë të rajonit. Aktualisht Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës “Nënë Tereza” administrohet nga një kompani gjermane për një marrëveshje koncesionare prej 25 vjetësh. Udhëtarët preferojnë aeroportin e Prishtinës.
TIRANE- Shqipëria ka një prej aeroporteve civile ndërkombëtare më të shtrenjtë të rajonit. Aktualisht Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës “Nënë Tereza” administrohet nga një kompani gjermane për një marrëveshje koncesionare prej 25 vjetësh.
Kjo duket të jetë dhe arsyeja pse aeroporti mban taksa të larta aeroportuale për të gjithë kompanitë ajrore, të cilat çmimet ua mbartin më pas në bileta pasagjerëve. Një ditë më parë edhe drejtuesit e Autoritetit të Aviacionit Civil, pranuan për "A1 Report" faktin e taksave aeroportuale të shtrenjta.
Një pasagjer shqiptar që udhëton me avion nga aeroporti "Nënë Tereza" drejt destinacioneve europiane paguan të përfshirë në këtë biletë: taksën aeroportuale 19 euro, taksën e ngritjes së avionit 12 euro dhe atë të uljes së avionit 9 euro, plus koston e shtuar të karburantit, i cili në Shqipëri është 25% më i shtrenjtë se në Europë.
Këto janë disa prej arsyeve se përse shtetasit shqiptar kanë nisur gjithmonë e më shumë të prenotojnë fluturimet nga Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës, jo vetëm për destinacionet drejt Europës, por edhe drejt kontinenteve të tjera.
Madje, edhe agjencitë turistike shqiptare kanë filluar që të ofrojnë shërbime udhëtimesh turistike nga aeroporti i Prishtinës, duke siguruar udhëtimin me autobus nga Tirana në Prishtinë.
Shkurtimi i distancës rrugore mes dy vendeve, po bën që aeroporti i Prishtinës të funksionojë si “low cost”, duke kryer atë funksion që realisht mund ta bënte Aeroporti i Kukësit, por ky i fundit nuk ka të drejtën e fluturimeve ndërkombëtare.
TAKSAT AEROPORTUALE NË AEROPORTIN E RINASITLloji i taksës ÇmimiTaksa aeroportuale 19 euro
Taksa e ngritjes së avionit 12 euro
Taksa e uljes së avionit 9 euro
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
28 Nëntor, 09:20
A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?
-
Po
31.9%
-
Jo
62.1%
-
Deri diku
6%
Vota total: 1628
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
'Po armatosemi fuqishëm', Vuçiç: Gjërat nuk po shkojnë në drejtimin e duhur
28 Nëntor, 22:45
-
Lirimi i Sali Berishës, Idajet Beqiri në ‘Frontline’: Thikë pas shpine për sistemin e drejtësisë, mund të prish provat si në 21 janar! Kikia: Sulmon gjyqtarët kur si pëlqejnë vendimet
28 Nëntor, 22:25
-
Spahiu: Pas 10 muajsh sharjesh dhe shantazhesh gjyqtarja liroi nga frika Sali Berishën
28 Nëntor, 22:05
-
Monumenti i Gjergj Kastriotit vendoset edhe në Tuz të Malit të Zi
28 Nëntor, 21:55
-
Berisha me shqiptarët në Greqi: Vota juaj ka rëndësi përcaktuese për Shqipërinë
28 Nëntor, 21:54
-
‘Dua më shumë Shqipërinë’, koncert për Pavarësinë në Fier! Bëhen bashkë 70 artistë fierakë
28 Nëntor, 21:39
-
Spahiu thirrje: Rama dhe Kurti të fillojnë bashkimin e Shqipëri-Kosovë në një shtet kombëtar
28 Nëntor, 21:16
-
Dita e Pavarësisë, Shkodra kuqezi për 112-vjetorin! Qytetarët paradë me flamujt në makina (VIDEO)
28 Nëntor, 20:52
-
Netanyahu: Do të bëj gjithçka që Irani të mos ketë armë bërthamore
28 Nëntor, 20:43
-
Enver Robelli: Kolosi shqiptar në Amerikë
28 Nëntor, 20:40
-
Festat e nëntorit/ Shqiptarë e të huaj mbushin hotelet! Tirana, Vlora e Korça më të preferuarat
28 Nëntor, 20:34
-
Netanyahu: Luftë e ashpër në Liban nëse shkelet armëpushimi
28 Nëntor, 20:26