Tregu valutor /Dollari dhe euro nuk ndalin “revanshin” ndaj lekut
TIRANË, 8 Janar /ATSH/- Në tregun e këmbimit valutor vendas, në javën e parë të muajit janar 2015, dollari amerikan dhe euro vijojnë “revanshin” e forcimit të vlerës së tyre në këmbim me lekun shqiptar. Sipas të dhënave zyrtare të publikuara nga Banka e Shqipërisë, monedha vendase ka humbur pikë ndjeshëm edhe sot kundrejt euros […]
TIRANË, 8 Janar /ATSH/- Në tregun e këmbimit valutor vendas, në javën e parë të muajit janar 2015, dollari amerikan dhe euro vijojnë "revanshin" e forcimit të vlerës së tyre në këmbim me lekun shqiptar.
Sipas të dhënave zyrtare të publikuara nga Banka e Shqipërisë, monedha vendase ka humbur pikë ndjeshëm edhe sot kundrejt euros dhe dollarit.
Sipas kursit zyrtar të këmbimit valutor në Bankën e Shqipërisë, një dollar është shkëmbyer me 119.01 lekë ose 0.91 lekë më shumë se një ditë më parë, nivel ky më i larti i arritur ndonjëherë përballë lekut shqiptar.
Po ashtu edhe monedha europiane është forcuar ditët e fundit duke u shkëmbyer me 140.16 lekë kundrejt monedhës sonë kombëtare nga 139,56 lekë që u shkëmbye të mërkurën.
Shvlerësimi i monedhës shqiptare konstatohet se ka ndodhur përballë të gjitha monedhave të tjera të huaja siç është paundi britanik, jeni japonez apo franga zvicerane.
Eksperti Selami Xhepa shprehet se, kursi valutor reflekton ndryshimet në bursat ndërkombëtare, ku dollari fitoi 0.2 për qind në 1.1822 dollarë për euro pas avancimit në 1.802 dollarë dje, shifra më e fortë që nga janari 2006. Por sipas tij, forcimi i euros, është në kah të kundërt me atë të bursave ndërkombëtare.
Sot një euro u këmbye me 140.16 lekë, 0.06 lekë më shumë se një ditë më parë, duke shënuar ditën e dytë radhazi ku monedha e përbashkët forcohet ndaj asaj shqiptare. Xhepa thotë se, kërkesa e lartë për monedhën e përbashkët po e mban euron të fortë në tregun e brendshëm. Ndonëse nënvizion ai, "nëse prirja e vlerësimit të monedhës sonë ndaj euros mund të forcohet në të ardhmen, ndoshta do të jetë i nevojshëm një reagim më i fortë edhe i autoriteteve tona monetare për të frenuar prirjet e rënies së konkurrueshmërisë së produkteve tona në tregjet e huaja europiane".
Euro perceptohet si një monedhë e qëndrueshme, që prej tre vitesh këmbehet në rreth 140 lekë dhe si individët ashtu dhe tregtarët ndihen më të sigurt me euron. Nga ana tjetër dhe importet janë rritur vitin e kaluar, me rreth 8% dhe pjesa më e madhe e tregtisë zhvillohet me vendet e Europës. e,xh//m.m./
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Mars, 08:44
Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?
-
PS
66.7%
-
PD
13.7%
-
Partitë e vogla
19.6%
Vota total: 878
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Rama mbetet lideri më i besuar për shqiptarët, Berisha i dyti me 36%! Lapaj i treti, Meta në 2%! Ja shifrat për Qorin, Shehajn e Doshin
13 Mars, 22:42
-
Koalicioni i Berishës me një seri forcash politike të panjohura, shqiptarët thonë se do ndikojë në rezultatin e PD më 11 maj
13 Mars, 22:37
-
Koalicioni i Berishës me një seri forcash politike të panjohura, shqiptarët thonë se do ndikojë në rezultatin e PD më 11 maj
13 Mars, 22:36
-
Sondazhi i Piepolit/ 60% e shqiptarëve: Task-Forca e SPAK për krimet elektorale s’ndikon në zgjedhje
13 Mars, 22:30
-
A duhet kontroll mbi SPAK? 40% e qytetarëve shprehen pro në sondazhin e Piepolit
13 Mars, 22:24
-
A po abuzon SPAK me masat e paraburgimit? Ja si përgjigjen qytetarët në sondazhin e Piepolit
13 Mars, 22:22
-
Sondazhi i Piepolit/ 63% e shqiptarëve thonë se SPAK është i pavarur, por 40% duan që të vihet në kontroll! Çfarë mendojnë për arrestet me burg
13 Mars, 22:17
-
Spahiu: Partitë e reja, kanë faj historik që nuk u bashkuan kundër Ramës dhe Berishës
13 Mars, 22:16
-
Sondazhi i Piepolit në Report Tv/ Shqiptarët pro mbylljes së TikTok, 56% mbështesin vendimin e qeverisë
13 Mars, 22:12
-
Aksident tragjik në aksin Bulqizë-Shupenzë/ Fuoristrada me 6 familjarë del nga rruga, humb jetën nëna! Burri, 3 fëmijët dhe e afërmja e tyre transportohen drejt Traumës (VIDEO)
13 Mars, 21:58
-
Spahiu: Disa deputet në lista Berishës ja dha Rama, sepse ja merr mbrapsht në 12 maj
13 Mars, 21:57
-
EKSKLUZIVE/ Sondazhi i Piepolit, 52% e shqiptarëve s’kanë besim te partitë e reja opozitare! Ja shifrat për të ‘vegjlit’ që synojnë mandate më 11 maj
13 Mars, 21:47