Në tregun e këmbimit valutor, monedha vendase Lek ka ruajtur qendrueshmëri sot kundrejt fundjavës së kaluar, ndonëse ndryshimet kanë qenë të papërfilllshme.

Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, të mërkurën, një euro u këmbye me 140.13 lekë, 0.01 lekë më shumë se fundjavën e kaluar.
Ndërsa monedha e gjelbër amerikane këmbehet  me 113.12  lekë nga 113.16 lekë që ishte në fillim të kësaj jave, sipas kursit zytar.

Ekspertët shprehen se, kursi vazhdon të reflektojë ecurinë në bursat ndërkombëtare, ku një dollar këmbehet afër nivelit më të lartë në pesë vite, në $1.2352 për 1 euro.
Ndërsa në tregun e brendshëm përveç dollarit që po këmbehet në nivelet më të larta që nga qershori 2010, e fortë po qëndron edhe euro, për shkak të kërkesës së lartë të brendshme për monedhën e përbashkët. Gjithsesi ekspertët shprehen se kursi i këmbimit paraqitet brenda intervaleve të parashikuara nga Banka e Shqipërisë./ATSH/