Garet Bale ka qenë futbollisti që ka spostuar vëmendjen e mediave nga Ronaldo pas golit të mrekullueshëm në finalen e Kupës së Mbretit përballë Barcelonës. Por Uellsiani nuk është i kënaqur me kaq, pasi kërkon të fitojë edhe kampionatin dhe Champions League.

“Kemi zhvilluar një super edicion, tani jemi në metrat e fundit dhe kërkohet shumë përqendrim për ta mbyllur në mënyrën më të mirë. Kupa ishte hapi i parë për tripletën. Tashmë jemi të fokusuar te Champions League. Gjëja më e rëndësishme është që të qëndrojmë me këmbë në tokë. Bayerni është një skuadër e madhe dhe ne duhet ta marrim çdo ndeshje një e nga një” deklaroi ai. Ndërsa formës së mirë të Realit i trembet

Guardiola që e njeh mjaft mirë kundërsulmin e mbretërorëve. Në prag të ndeshjes së Champions, spanjolli shprehet se “Reali i Madridit do të jetë më i sigurt pas triumfit në Kupën e Mbretit. Tani është radha e klasikes së Championsit. Reali është gjithmonë një rival i fortë ashtu si Atletico dhe Chelsea. Bëhet fjalë për një ndeshje që është e rëndësishme për lojtarët, stafin teknik dhe të gjithë botën. Realin e kemi në mendje, por tani duhet të përqendrohemi te takimi i radhës në kampionat” tha ai.



d.b/shqiptarja.com