Trendi “footselfie” çmend rrjetet
sociale, ja vipat “maniakë”

Trendi “footselfie” çmend rrjetet<br />sociale, ja vipat “maniakë”
Vipat kanë sjellë trendin më të ri të fotografisë selfie.

Bëhet fjalë për “footselfie” ose “shoesselfie”, pra në fokus janë këmbët dhë këpucët kryesisht në plazh por edhe në rrugë.

E para që e ka sjellë këtë trend është modelja Izraelite Bar Rafaeli e cila tregon këmbët e zbathura dhe plazhin.

Më pas vjen me po të njëjtën plan fotoje engjëlli i Victoria’s Secret, Alessandra Ambrossio.

bar rafaeli

Modelja Izabel Goulart po udhëton dhe i ka ngritur këmbët tek xhami i parë duke treguar atletet.

Modelja e pagëzuar si “mamaja” e kupës botërore për shkak të dashurisë për atdheun e saj, Adriana Lima ka treguar këmëbt në një palë sandale të larta teksa ecte në rrugë.

Supermodelja Heidi Klum i ka zhytur këmbët në rërë duke shkrepur një “Footselfie”.

Ylli I Maxim Hot 100, Candice Swanepol ka shkrepur një “footselfie” duke fokusuar këmbët mbi krevat.

Ndërsa, Miranda Kerr ka treguar këmbët me një palë çorape marinare me ngjyra të ndryshme.

Në këtë lloj mënyre kanë vepruar shumë vipa të tjerë duke treguar këmbët ose këpucët.
Redaksia Online
(g.m/shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Policia e Kosovës shpall në kërkim 3 shqiptarë, si bashkëpunëtorë në kultivimin dhe tregtinë e drogës (EMRAT)

Policia e Kosovës shpall në kërkim 3 shqiptarë, si bashkëpunëtorë në kultivimin dhe tregtinë e drogës (EMRAT)