Trendi më i ri, depilimi i fytyrës së 
femrave me brisk, bën mrekulli

Trendi më i ri, depilimi i fytyrës së <br />femrave me brisk, bën mrekulli
Depilimi i fytyrës është përdorur prej shumë vitesh nga meshkujt. Por jo vetëm...Disa nga femrat më të njohura dhe më të suksesshme në botë, si Elizabeth Taylor dhe Marilyn Monroe e kanë praktikuar depilimin e fytyrës ‘mbrapa dyerve të banjove’, për një lëkurë më të butë dhe më të shkëlqyeshme. Së fundmi artistë të makeup-it dhe kujdesit ndaj lëkurës po diskutojnë gjithnjë e më shumë përfitimet e depilimit të fytyrës.

Ja çfarë mendimi ka dermatologu Dr. Debbie Palmer rreth këtij vendimi që nuk ka më kthim mbrapa, ‘të vendosësh briskun në fytyrën tënde’.

Për çfarë bëhët fjalë?
Fenomeni i grave që depilojnë fytyrën në shtëpi ka marrë vëmendje më të madhe kohët e fundit, por në fakt është praktikuar për vite me rradhë. Marilyn Monroe dhe Audrey Hepburn mendohet se e bënin këtë punë. Eshtë një formë e ngjashme me ‘dermaplaning’, një proçedurë kozmetike që aplikohet nga dermatologë apo kirurgë plastikë, në të cilën një mjet i ngjashëm me briskun përdoret për të depiluar fytyrën. Kjo metodë pastron lëkurë, largon qelizat e vdekura dhe largon qimet e vogla të fytyrës. Pacientët mendojnë se u jep një pamje më të bukur të tualetit.
 
A nuk do ndikojë në rritjen më të shpejtë të qimeve?
Fakti që qimet dalin më shpejt dhe më të errëta pas depilimit është i pasaktë. Qimet do të rriten në të njëjtën mënyrë.
 
Cilat janë përfitimet?
Përveç faktit se do të keni më pak qime në fytyrë, do të keni lëkurë më të butë të fytyrës, zëvendësim të qelizave të vdekura me qeliza të reja dhe  aplikim më të lehtë dhe më të kënaqshëm të tualetit. Produktetit e kujdesit ndaj lëkurës do të jenë gjithashtu më efektivë pasi rritet shkalla e penetrimit të lëndëve në lëkurë.
 
Cilat janë pjesët negative?
Mund të sjellë një çrregullim hormonal në fytyrë, prandaj duhet të konsultohesh me dermatologun. Skuqje të rrënjës së qimeve dhe acarim të lëkurës (varen gjithnjë nga lloji i lëkurës). Qime që rriten nën lëkurë.

Nëse do ta praktikoni, ja si ta bëni në mënyrën më efektive:
Njomni fytyrën me ujë, që të zbuten qimet, më pas aplikoni xhel ose krem për depilimin. Lëvizni briskun në të njëjtin drejtim me qimet. Shplani fytyrën në fund dhe përdorni më pas krem hidratant em antioksidantë. Këta të fundit do të minimizojnë mundësitë për irritim dhe skuqje të lëkurës. Për të shmagur krijimin e akneve apo skuqjes së lëkurës, dezinfektoni briskun përpara çdo përdorimi.
fytyra
Redaksia Online
(m.p/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Presidenti Steinmeier i kërkon falje Polonisë për krimet gjermane

Presidenti Steinmeier i kërkon falje Polonisë për krimet gjermane