Një grua e moshuar ka mbetur e plagosur rëndë pasi u përplas nga treni i linjës Laç-Shkodër në fshatin Zejmen të Lezhës. 65-vjeçarja Dila Prenga është dërguar me urgjencë drejt spitalit rajonal të Lezhës ku mësohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Sipas dëshmitarëve okularë, ndonëse makinisti ka paralajmëruar me sinjalizim dhe ka tentuar të frenojë, por nuk e ka shmangur dot aksidentin. E moshuara po ecte në anë të shinave dhe nuk e ka dëgjuar sinjalin e trenit duke vijuar lëvizjen qetësisht dhe është goditur në anë nga shkallët e vagonit.
Makinisti ka arritur ta ndalojë trenin vetëm pak metra larg aksidentit dhe ka njoftuar policinë. Kjo e fundit që mbërriti menjëherë në vendngjarje nisi hetimet për këtë aksident, ndërsa sipas burimeve moshuara nuk e ka vënë re trenin, por nga ana tjetër perimetri anash shinave është kthyer nga banorë të ndryshëm në tokë për mbjedhje duke rritur rrezikun për aksidente të mundshme.
Te perplasi treni ne Shqiperi eshte njesoj si me te q.. breshka.
Përgjigju