Së paku 50 persona kanë humbur jetën këtë të premte dhe mbi 200 të tjerë janë plagosur pasi një tren ka përplasur turmën e njerëzve në një festival hindu në qytetin verior të Amritsarit, në Indi. Siç raporton BBC, njërëzit ishin në vijën hekurudhore të shinave duke parë një shfaqje fishekzjarrezh gjatë një festimi tradicional të Dussehra, në momentin që një tren ka kaluar me shpejtësi duke u përplasur me turmën e njerëzve.
Ndërkohë bëhet e ditur se Zyrtari i Amritsar, Rajesh Sharma ka konfirmuar se 50 trupa janë gjetur, pasi një tren pëplasi një turme njerëzish gjatë një tubimi në një pistë hekurudhore. Mësohet se ngjarja ka ndodhur rreth ores 18:00 me orën lokale. “Prioriteti ynë tanimë është dhënia e ndihmës dhe dërgimi i të plagosurit në spital”, ka deklaruar një zyrtar policie për mediat lokale.
Sipas dëshmitarëve në vendngjarje ata nuk e kanë vënë re trenin që po vinte me shpejtësi, teksa ishin të fokusuar tek fishekzjarrët që po hidheshin për festivalin e Dusshera. Ndërkohë mediat njoftojnë se dëshmitarët në vendngjarje raportuan se mes viktimave kishte dhe disa fëmijë.
Ndërkohë mësohet se Kryeministri në Indi, Amarinder Singhe e ka cilësuar ngjarjen një tragjedi të vërtetë, ndërsa ka urdhëruar një hetim sa më të shpejtë për fatkeqësinë.
Jan berre gjedh kooperative
PërgjigjuPulëri e gjallë pulash
Përgjigju