Treni “fantazëm”, PS: Berisha
trafikon lëndë me rrezik

TIRANË – Që prej ditës së djeshme në rrjetet sociale deputetët socialistë kanë publikuar disa foto, të cilat sipas tyre, dëshmojnë për hyrjen në Shqipëri të një treni “misterioz”. Deputeti Taulant Balla deklaron në komentin që shoqëron foton se treni
tre ditë më parë ka hyrë në stacionin e Bajzës pa ndaluar në doganë dhe ka vazhduar rrugën për në Vorë.
“Polici i pyetur përse nuk ndaloi treni tha se ,ka brenda ngarkesë të rrezikshme me helme dhe kemi urdhër të vazhdojë për në Vorë”. Çfarë ka të ngarkuar në tren, nuk e konfirmon askush. Disa vullnetarë të mjedisit po kërkojnë për të në stacionin e Vorës, për të verifikuar nëse brenda tij vërtet ka helme apo lëndë të rrezikshme. Treni fantazëm është zhdukur dhe nuk jep askush shpjegime”, thotë Balla.

Ai akuzon kryeministrin Berisha se i ka hapur dritën jeshile organizatave mafioze të trafikimit të lëndëve të rrezikshme në Shqipëri.

Fotot janë publikuar online edhe nga gazeta “Tema”.

(aq/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave