Treni serb, Mustafa: Nuk lejojmë
provokime, Vuçiç: S'kishte tanke

Treni serb, Mustafa: Nuk lejojmë<br />provokime, Vuçiç: S'kishte tanke
Kryeministri i Kosovës Isa Mustafa deklaroi se ndalimi i hyrjes në Kosovë i trenit ilegal të nisur nga Beogradi, ka qenë vendimi i duhur.

Në një konferencë të jashtëzakonshme për mediat, Mustafa ka thënë se Qeveria e Kosovës nuk do të lejojë provokime nga Serbia.

Unë mendoj se kthimi prapa i këtij treni është veprim i duhur dhe hyrja e trenit në territorin e Republikës së pavarur të Kosovës nuk do të lejohej ose nëse rast se do të hynte, do të përballej në përputhje me ligjet e Kosovës. Jemi të përkushtuar që të mundësojmë lëvizjen e lirë, por nuk do të lejojmë provokime të tilla. Me këtë rast, më lejoni të theksoj vendosmërinë e Qeverisë së Kosovës, në bashkëpunim të plotë me presidentin dhe kryeparlamentarin, të angazhohemi për të mbrojtur sovranitetin e vendit”, u shpreh Mustafa.

Nuk do të lejojmë provokime të tilla që kanë për qëllim kthimin e Kosovës dhe rajonit në vite të errëta dhe me pasoja të paparashikueshme. Ne angazhohemi për çështje që lidhen me ruajtjen e sovranitetit të Kosovës”, ka shtuar ai.

Shefi i ekzekutivit tha se për situatën e sotme dhe për hapat që kanë ndërmarrë institucionet kosovare, janë konsultuar edhe me misionet diplomatike të akredituara në Kosovë.

Gjatë kësaj kohe kemi zhvilluar takime me misionet në Kosovë në mënyrë që të sensibilizojmë për qëllimet destruktive të Serbisë" - ka thënë për mediat zoti Mustafa. 

Pas deklaratës së kryeministrit Mustafa, ka ardhur edhe reagimi i Aleksandar Vuçiç.

Ai ka deklaruar nga Beogradi gjatë një dalje për mediat se treni ishte me udhëtarë dhe jo me tanke. 

Në deklaratën për mediat Vuçiç tha se Shqiptarët pa leje të ndërkombëtarëve, kanë dërguar 17 mjete të blinduara për të "provokuar konflikt". 

Ai shprehet i zhgënjyer me Bashkimin Europian për shkak të reagimit të vakët ndaj kësaj situate.

Vuçiç tha se treni u tërhoq pasi policia kërkonte të arrestonte udhëtarët dhe makinistin. Ndërkaq, Vuçiç kërcënon se Serbia nuk do të lejojë "sulm ndaj serbëve në Kosovë".

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Komandanti i KFOR-it bisedon me shefin e ushtrisë serbe për gjendjen e sigurisë në Kosovë

Komandanti i KFOR-it bisedon me shefin e ushtrisë serbe për gjendjen e sigurisë në Kosovë