Treni serb në Mitrovicë, BE: Nuk
ndërhyjmë, zgjidheni me dialog

Treni serb në Mitrovicë, BE: Nuk<br />ndërhyjmë, zgjidheni me dialog
Ministrja për Dialog, Edita Tahiri, ka kërkuar ndërhyrjen e Bashkimit Europian për ta ndaluar trenin ilegal që është nisur nga Beogradi për në Mitrovicë, e i cili është i veshur me afishe e mesazhe kundër shteti të Kosovës.
 
Pas apelit të Prishtinës, ka ardhur edhe reagimi i Bashkimit Europian. Brukseli ka deklaruar përmes zëdhënëses për Politikë të Jashtme dhe të Sigurisë, Maja Koçijançiç se kjo është një çështje mes Kosovës dhe Serbisë. Sipas saj, jo vetëm kjo, por edhe shumë probleme të tjera, të dy vendet duhet t’i zgjidhin me dialog të përbashkët.
 
“Çfarëdo çështje e përbashkët (në mes Kosovës e Serbisë) duhet të diskutohet mes palëve në frymën e normalizimit të raporteve mes tyre”, ka pohuar Koçijançiç, për Klan Kosovën.
 
Sipas saj, vendi ku dy shtetet duhet të zgjidhin problemet që kanë është Brukseli.
 
Platforma për të diskutuar këto çështje është dialogu”.
 
“Qasja konstruktive në dialog është një kërkesë esenciale për të dyja palët për të avancuar në rrugën e tyre drejt Bashkimit Europian”, deklaroi zyrtarja e BE-së.
 
Treni serb i blerë me kredi ruse tashmë është nisur për në Mitrovicë.
 
Brenda trenit ka afreska kishtare, ndërsa jashtë tij në gjuhë të ndryshme shkruan se “Kosova është Serbi”.
 
Kjo frazë është e shkruar madje edhe në gjuhën shqipe.
 
Gjatë ditës, të paktën deri më tani, për ardhjen e këtij treni, për të cilën nuk është dhënë leje nga institucionet e Kosovës, nuk është deklaruar as kryeministri, Isa Mustafa, e as Kryeparlamentari dhe kryetari i partisë më të madhe në vend, Kadri Veseli.
 
I vetmi nga zyrtarët e lartë shtetërorë të Kosovës që ka dhënë opinionin e tij është Presidenti, Hashim Thaçi.
 
Ai ka deklaruar, përmes llogarisë së tij në Facebook, se ky tren duhet të ndalohet menjëherë.
 
“Për më tepër, në këtë tren ka udhëtarë dhe zyrtarë të lartë të Serbisë të cilët nuk kanë leje për të hyrë në Kosovë sipas procedurave në fuqi”, ka shkruar Thaçi.


Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Komandanti i KFOR-it bisedon me shefin e ushtrisë serbe për gjendjen e sigurisë në Kosovë

Komandanti i KFOR-it bisedon me shefin e ushtrisë serbe për gjendjen e sigurisë në Kosovë