Tri ditë në skenë, dancer
teatër me regji nga Gjergj Prevazi

Tri ditë në skenë, dancer<br />teatër me regji nga Gjergj Prevazi
TIRANE- “Dy kërcimtarë ndajnë bashkarisht çdo ditë të njëjtën hapesirë pune, jetojnë së bashku në të njëjtin apartament, hanë të njëjtin ushqim që e gatuajnë së bashku, kanë ide dhe qasje të përafërta për jetën, shoqërinë, femrat etj.

“Po ku dhe si ndahen ata?” Është kjo historia që trajton edhe “Kontraversali”. Kjo shfaqje premierë e zhanrit dancer teatër me regji dhe drejtim artistik nga Gjergj Prevazi, ku intepretijnë Elton Cefa dhe Labinot Rexhepi do të shfaqet në datat 13,14 dhe 15 shkurt 2015 ora 19:00 në skenën e Teatrit Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli”.

Kjo shfaqje është cilësuar si një kërkim artistik që ka një qasje tjeter me atë te Frojdit, në të cilën përdoren përgjithesisht mjete shprehëse të dansit, por edhe ato të teatrit, fjalës e imazhit filmik. Kjo shfaqje është ndërtuar mbi principet e dramaturgjisë së fragmentarizuar, me kalime situatash nga dramatike në komike, realiste në surealiste, ilustrative në ndjesore, pa një histori konkrete.


Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 12 shkurt 2015

Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com) 

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

Aksident në aksin Elbasan- Peqin, përplasen dy makina, s’ka të lënduar

Aksident në aksin Elbasan- Peqin, përplasen dy makina, s’ka të lënduar