/ATSH/.-Dy filmat e metrazhit të gjatë të mbështetur nga Qendra Kinematografike e Kosovës, "Tri Dritare dhe një Varje" nga regjisori Isa Qosja dhe filmi "Bota" nga Iris Elezi dhe Thomas Logoreci do të shfaqen në edicionin e 38-të të Gothenburg International Film Festival.
Ky festival, i cili njihet si festivali më i madh në shtetet nordike do të mbahet në Gothenburg të Suedisë prej 23 janarit deri 2 shkurt duke filluar suksesshëm viti i ri për kinematografinë shqiptare.
"Tri Dritare dhe një Varje" u shfaq premierë në Sarajevo Film Festival 2014 dhe së fundmi u shfaq edhe në Palm Springs International Film Festival në Kaliforni, ndërsa filmi "Bota" u shfaq premierë në Karlovy Vary 2014. Të dy filmat u prezentuan në festivale të shumta gjatë vitit që kaloi.
Dy filmat e mbështetur nga Qendra Kinematografike e Kosovës i pret një rrugë e gjatë në festivale të ndryshme ndërkombëtare.
/Shqiptarja.com